LIVE UPDATES
Bota

Tërheqja e forcave izraelite, Hamasi shfaq shenja rigjallërimi në disa pjesë të Gazës

Shenjat e rigjallërimit të Hamasit në qytetin më të madh të Gazës nxjerrin në pah aftësinë mbijetuese të këtij grupi, megjithë fushatën ajrore dhe tokësore të Izraelit në katër muajt që kur sulmi i 7 tetorit në Izrael shkaktoi luftën.

3 Shkurt 2024, 20:13 Nga M.B
Tërheqja e forcave izraelite, Hamasi shfaq shenja rigjallërimi në
Në qytetin e Gazës

GAZA- Hamasi ka filluar të rishfaqet në zonat nga ku Izraeli tërhoqi forcat një muaj më parë. Grupi militant ka filluar të rishfaqë ditët e fundit punonjësit e policisë dhe të bëjë pagesa mujore për disa nga punonjësit civilë në qytetin e Gazës. Shenjat e rigjallërimit të Hamasit në qytetin më të madh të Gazës nxjerrin në pah aftësinë mbijetuese të këtij grupi, megjithë fushatën ajrore dhe tokësore të Izraelit në katër muajt që kur sulmi i 7 tetorit në Izrael shkaktoi luftën. Izraeli thotë se është i vendosur të shkatërrojë Hamasin dhe t’ia ndalojë rikthimin në pushtet në Gazë, ku ka sunduar që nga viti 2007. Gjatë ditëve të fundit, Izraeli rifilloi sulmet ajrore në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të qytetit të Gazës, përfshirë në disa nga zonat ku u njoftua se po bëhej shpërndarja e pagave. Katër banorë të qytetit të Gazës i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se në ditët e fundit, oficerë policie me dhe pa uniformë ishin dislokuar pranë stacioneve të policisë dhe zyrave të tjera të qeverisë, përfshirë pranë spitalit Shifa, më të madhit në vend. Banorët thanë se panë rikthimin e punonjësve civilë dhe të sulmeve ajrore izraelite pranë zyrave të përkohshme.

Rikthimi i policëve shënon një përpjekje për të risjellë rendin në qytetin e shkatërruar pasi Izraeli tërhoqi një numër të madh forcash nga Gaza veriore muajin e kaluar, i tha në kushte anonimiteti një zyrtar i Hamasit agjencisë së lajmeve Associated Press. Zyrtari tha se drejtuesit e grupit u patën dhënë udhëzime të rivendosin praninë në pjesë të veriut nga ku ishin tërhequr forcat izraelite, ndër të tjera duke ndihmuar për të parandaluar grabitjen e dyqaneve dhe shtëpive të braktisura nga banorët që u larguan drejt jugut sipas urdhërave izraelite për t’u evakuuar. Gjatë ofensivës tokësore të Izraelit, shumë shtëpi dhe godina mbetën gjysëm të shkatërruara ose u rrënuan plotësisht. Saeed Abdel-Bar, banor në qytetin e Gazës, tha se një i afërm i tij mori fonde nga një zyrë e përkohshme e Hamasit, që ishte ngritur për të shpërndarë pagesa prej 200 dollarësh për punonjësit e qeverisë, përfshirë oficerët e policisë dhe punonjësit e bashkisë. Që kur mori kontrollin e Gazës 17 vite më parë, Hamasi ka drejtuar një administratë me dhjetëra mijëra punonjës civilë, përfshirë mësues dhe policë që veprojnë veçmas krahut ushtarak të këtij grupi.

Pagesat e pjesshme për disa nga punonjësit e qeverisë sinjalizojnë se Izraeli nuk i ka dhënë goditje shkatërrimtare Hamasit, megjithëse pretendon të ketë vrarë mbi 9 mijë luftëtarë të këtij grupi. Ahmed Abu Hadrous, banor në qytetin e Gazës, tha se avionët izraelitë goditën zyrat e përkohshme në disa vendndodhje këtë javë, përfshirë edhe të shtunën. Udhëheqësit ushtarakë izraelitë patën thënë se kishin prishur zinxhirin komandues të batalioneve të Hamasit në veri, por se individë të caktuar vazhdonin të bënin sulme guerile. Ndërkohë, luftimet në Gazën jugore kanë vazhduar./ VOA

hamas gaza

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj