LIVE UPDATES
Bota

Hapësira ajrore e mbyllur për avionët shtetërorë rusë/ Mbetet e paqartë pjesëmarrja e Lavrovit në takimin e OSBE-së në Shkup

Që Lavrov të arrijë në Shkup nevojitet hapja e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut dhe nga një vend tjetër, Greqia ose Bullgaria.

15 Nëntor 2023, 17:24 Nga r.ll
Hapësira ajrore e mbyllur për avionët shtetërorë
sergei lavrov

RUSI- Dy javë para mbajtjes së takimit të Këshillit Ministror të 30-të të shteteve anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, mbetet e paqartë nëse kryediplomati rus, Sergei Lavrov, do të marrë pjesë në takim.

Mbledhja e 30 nëntorit dhe 1 dhjetorit do të mbahet në Shkup, pasi Maqedonia e Veriut aktualisht kryeson me OSBE-në. Pjesëmarrja në këtë takim e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është e sigurt, sipas deklaratës së ambasadorit amerikan në OSBE, Michael Carpenter.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si organizator, tha më 15 nëntor se deri më tani nuk ka të dhëna se sekretari amerikan i Shtetit nuk do të vijë, kështu që vendi po përgatitet për prezencën e tij.

Ndërkohë, sipas Osmanit, nuk përbën problem as pjesëmarrja e shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov. Por, hapësira ajrore është e mbyllur për avionët shtetërorë rusë, pas vendosjes së sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe shtetet e rajonit, në përjashtim me Serbinë, që vendosën kundër Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.

Që Lavrov të arrijë në Shkup nevojitet hapja e hapësirës ajrore nga Maqedonia e Veriut dhe nga një vend tjetër, Greqia ose Bullgaria.

“Vendimi për sanksionet e BE-së nuk vlen për ngjarjet e natyrës shumëpalëshe siç është OSBE-ja. Prandaj, është vendim i qeverive që duhet të miratohet, por ka një bazë ligjore në BE. Tani, ne dhe të paktën një nga vendet tona fqinje duhet të marrim një vendim të tillë. Bullgaria apo Greqia që të mund të sigurohet një fluturim për diplomatin rus. Megjithatë, në këtë fazë jemi duke i përpunuar kërkesat. Për pak ditë do të dalim me një qëndrim përfundimtar”, tha Osmani.

Nga vendet fqinje, vetëm Serbia nuk ka mbyllur hapësirën ajrore aeroplanët rusë.

Ndërkohë, për shkak të vetos ruse mbetet pa zgjidhje çështja e kryesimit të radhës me OSBE-në.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se tre skenarët për zgjidhje të mundshme që kanë qarkulluar deri më tani në opinion janë ende në lojë.

E para është të arrihet një konsensus për kryesimin e Estonisë, e dyta është gjetja e një vendi tjetër për të cilin 57 shtete anëtare do të arrijnë një konsensus dhe e treta është që Maqedonia e Veriut të jetë në krye të organizatës edhe vitin e ardhshëm.

“Nëse nuk mund të gjejmë shtet alternativ deri në mbledhjen me Këshillin Ministror në Shkup, atëherë teorikisht mund të shtrohet pyetja nëse ne duhet të vazhdojmë edhe një vit”, tha kryediplomati Osmani.

Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës. Për shkaqe sigurie dhe të mbarëvajtjes së Këshillit, Qeveria maqedonase vendosi që datën 30 nëntor, ta shpallë ditë pushimi./REL

sergei lavrov takimi ministror i osbe në shkup

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje