All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Hetoi shqiptarët/Vrasja e prokurorit në Ekuador, 'POROSIA' mund të ketë ardhur nga burgu

Sipas versioneve paraprake, Escobar, ditën kur e qëlluan më armë zjarri ka qenë duke shkuar në një dyqan për të lustruar këpucët. Ai u ekzekutua në mes të rrugës, me autorët që duket se kanë dashur të japin një mesazh për autoritetet.

21 Shtator 2022, 08:51 Nga k.m.
All - Paragraf - 1

 

Hetoi shqiptarët/Vrasja e prokurorit në Ekuador, 'POROSIA'
Édgar Escobar

 

EKUADOR- Édgar Escobar, një prokuror publik në Guajankil të Ekuadorit, u vra një ditë më parë përballë kishës La Merced, ku ndodhen zyrat e Prokurorisë Provinciale të Guayas. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin-port, ku mafia shqiptare akuzohet nga autoritetet lokale për trafikimin e tonelatave kokainë nga Ekuadori në Europë, por nuk përjashtohen as për urdhërimin e krimit

Sipas versioneve paraprake, Escobar, ditën kur e qëlluan më armë zjarri ka qenë duke shkuar në një dyqan për të lustruar këpucët. Ai u ekzekutua në mes të rrugës, me autorët që duket se kanë dashur të japin një mesazh për autoritetet. Pas kontrollit të sendeve të tij, oficerët me uniformë gjetën para.

“Në xhepa të ndryshëm të këmishës dhe pantallonave iu gjetën 3800 dollarë, po i lidh pikat për të zbuluar se nga i erdhën ato para; në atë kohë bankat nuk ishin të hapura,”- tregoi Víctor Zárate, komandant i Policisë së zonës.

Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil.

Zyrtari po hetonte rastet e trafikut të drogës; shpërthimin vdekjeprurës në Cristo del Consuelo; masakrat në burgun Litoral dhe vrasjen e një inxhinieri 32-vjeçar në sektorin El Buijo, në Samborondón, të gjitha gjatë muajit të kaluar. 

Mediat ekuadoriane raportojnë se gjatë gjithë karrierës së tij, ai ishte marrë me raste të ndjeshme vrasjesh, organizata të trafikut të drogës dhe çështje të tjera. Këtë vit ai ishte prokuror i Njësisë së Personave dhe Garancive të Guajakili. Sipas versioneve paraprake, Escobar ndodhej në parkun përballë Prokurorisë duke lustruar këpucët, kur iu afruan persona të armatosur. Ai u përpoq të ikte, por nuk mundi t'u shmangej plumbave.

Këtë vit, mes çështjeve të rëndësishme, Escobar ngriti procesin ndaj tetë anëtarëve të dyshuar të një organizate droge përgjegjëse për dërgimin e ngarkesave të drogës jashtë vendit. Pas disa bastisjeve në shtëpitë e kryera në orët e para të së mërkurës, 20 korrik, në Guayas, Los Ríos dhe Imbabura, u raportua sekuestrimi i 200 pakove kokainë.

Qyteti-port i Guajakilit, konsiderohet kryeqendra e trafikut të drogës, ku rolin kryesor e luan mafia shqiptare në bashkëpunim me kartelet meksikane apo kolumbiane. Vitet e fundit, disa shqiptarë janë ekzekutuar për kontrollin e trafikut të drogës në Guajakili, ku më i fundit ishte Ergys Dashi, i ekzekutuar në një restorant në janar të këtij viti. Por edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga ngjarja, ende nuk ka një autor të prangosur, ose një porositës. 

Édgar escobar vritet edgar escobar

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje