LIVE UPDATES
Bota

Rusia shpalos planin për aneksimin e Ukrainës

Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator.

21 Shtator 2022, 08:08 Nga k.m.
Rusia shpalos planin për aneksimin e Ukrainës
Foto ilustruese

Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për të mbajtur referendume, që do t’i hapin rrugën aneksimit zyrtar të territoreve ukrainase. Ky njoftim i bërë më 20 shtator vjen pas pothuajse shtatë muaj luftë midis Rusisë dhe Ukrainës.

Republikat e vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i njohu si shtete të pavarura pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, thanë se duan të mbajnë referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator.

Rajonet e Hersonit dhe Zaporizhjës, që ende nuk janë njohur si shtete të pavarura nga Rusia, thanë po ashtu se do të mbajnë referendume.

Rusia nuk ka kontrollin e plotë e asnjërit prej këtyre katër rajoneve dhe vetëm rreth 60 për qind e rajonit të Donjeckut është nën kontrollin rus. Territori që Rusia ka nën kontroll është mbi 90.000 kilometra katrorë apo 15 për qind e gjithë territorit të Ukrainës. Kjo hapësirë është sa madhësia e Hungarisë ose Portugalisë.

Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Me Krimenë dhe territorin e katër rajoneve të tjera, Rusia do të përfitonte një territor sa përafërsisht sipërfaqja e shtetit amerikan të Pensilvanisë.

Nëse Moska vazhdon përpara me planet për mbajtjen e referendumeve dhe arrin të bashkojë këto katër rajone me Rusinë, atëherë Ukraina – dhe potencialisht edhe mbështetësit e saj perëndimorë – nga perspektiva ruse, do të luftonin kundër vetë Rusisë.

Kjo do të rriste rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Ky është një skenar, i cili, siç ka thënë presidenti amerikan, Joe Biden, mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, sepse anëtarët e NATO-s po furnizojnë me armë dhe po i japin informacione të inteligjencës Ukrainës.

Por, një veprim i nxituar nga ana ruse për të aneksuar zyrtarisht një pjesë tjetër të madhe të territorit ukrainas do të ishte një përshkallëzim i madh. Njoftimi për planet për organizimin e referendumeve vjen disa ditë pas humbjes, potencialisht më të rëndësishme ruse, në fushëbetejë në Ukrainën lindore. Kjo pasi një kundërofensivë e nisur nga forcat ukrainase ka larguar trupat ruse nga shumica e territorit të rajonit ukrainas të Harkivit.

Doktrina bërthamore e Rusisë lejon që shteti të përdorë armë bërthamore nëse sulmohet me armë të njëjta apo me armë të shkatërrimit në masë. Po ashtu, përdorimi i armëve bërthamore, sipas doktrinës ruse, lejohet nëse shteti përballet me krizë ekzistenciale nga armët konvencionale. Përderisa po e përshkallëzon situatën, Putin po ashtu mund të njoftojë për hapa shtesë. Aksionet ruse në bursa ranë në nivelin më të ulët brenda muajit të martën, pasi Moska rriti frikën se mund të ashpërsojë ndëshkimet për personelin ushtarak përmes një legjislacioni të ri.

Nëse Ukraina nuk pranon që të ndalojë së luftuari për rimarrjen e territoreve të humbur, atëherë Rusia do të duhet të angazhojë forca të konsiderueshme ushtarake për të mbrojtur rajonet e reja të aneksuara – të cilat ende nuk janë plotësisht nën kontrollin rus.

“Putin ka vënë bast në përshkallëzimin e situatës”, tha Tatiana Stanovaya, themeluese e kompanisë për analiza politike, R.Politik.

“Të gjitha këto njoftime për referendume të menjëhershme, absolutisht janë një ultimatum i qartë nga Rusia për Ukrainën dhe Perëndimin”, shtoi ajo.

Ukraina tha se kërcënimi me referendume “është një shantazh naiv” dhe sinjal se Rusia po frikësohet.

“Kështu duket frika nga humbja. Armiku ka frikë dhe po vepron në mënyrë primitive”, tha Andriy Yermak, shef i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ukraina tha se nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga territori i saj. Kievi tha se kurrë nuk do të pranojë kontrollin rus mbi territoret e tij dhe i bëri thirrje Perëndimit që ta furnizojë edhe më shumë dhe me armë më të mira me qëllim që të luftojë forcat ruse.

Konflikti në lindje të Ukrainës nisi më 2014, pasi presidenti pro-rus u rrëzua përmes Revolucionit të Maidanit në Ukrainë dhe Rusia aneksoi Krimenë. Pasi forcat ruse më 27 shkurt të vitit 2014 morën kontrollin e Gadishullit të Krimesë – ku shumica e popullsisë janë me etni ruse dhe ky territori i ishte dhënë Ukrainës gjatë kohës sovjetike – në gadishull më 16 mars u mbajt një referendum për t’iu bashkuar Rusisë.

Liderët në Krime deklaruan se 97 për qind e votuesve zgjodhën që të ndahen nga Ukraina dhe t’i bashkohen Rusisë. Më 21 mars, Rusia zyrtarisht shtoi Krimenë si pjesë të saj.

Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se referendumi i mbajtur në Krime ka shkelur Kushtetutën e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar./REL

rusi lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj