LIVE UPDATES
Bota

Historia e bazës amerikane që u godit në Jordani

Baza, e njohur si “Kulla 22”, ndodhet pranë zonës së çmilitarizuar në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë. Kufiri i Irakut është vetëm 10 kilometra larg bazës.

29 Janar 2024, 22:49 Nga M.B
Historia e bazës amerikane që u godit në Jordani
Foto ilustruese

JORDANIA- Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanisë verilindore tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi të paktën 34 të tjerë. Para këtij sulmi dihej shumë pak për këtë bazë amerikane në shkretëtirën e Jordanisë. Baza, e njohur si “Kulla 22”, ndodhet pranë zonës së çmilitarizuar në kufirin midis Jordanisë dhe Sirisë. Kufiri i Irakut është vetëm 10 kilometra larg bazës. Në anën siriane të këtij rajoni të gjerë dhe të thatë, që quhet Rukban, në 2014 ishte ngritur një kamp refugjatësh për civilët e zhvendosur nga zonat që kontrolloheshin nga Shteti Islamik. Në këtë kamp jetonin rreth 100 mijë njerëz, të cilët Jordania nuk i lejoi të hynin në vend nga frika se në mesin e tyre mund të kishte luftëtarë të grupit ekstremist. Këto shqetësime u rritën pas një sulmi me makinë bombë në vitin 2016 atje, në të cilin u vranë shtatë roje kufitare jordaneze.

Sipas OKB-së, me kalimin e kohës, numri i njerëzve në këtë kamp refugjatësh u zvogëlua në rreth 7500 për shkak të mungesës së furnizimeve. Baza filloi si një pikë jordaneze e vëzhgimit të kufirit, por në 2015 atje pati një rritje të pranisë amerikane pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar trupa në Siri për luftën kundër grupit Shteti Islamik. Në këtë bazë të vogël janë dislokuar 350 ushtarë, duke përfshirë njësi të inxhinierisë, aviacionit, logjistikës dhe forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara. Vendndodhja e bazës ka krijuar mundësi për hyrje dhe dalje më të lehtë nga Siria për forcat amerikane. Një garnizon i vogël amerikan në al-Tanf të Sirisë ndodhet vetëm 20 kilometra në veri të bazës “Kulla 22”. Kjo bazë ndodhet përgjatë një autostrade siriane që të çon në Irak dhe përfundimisht Mosul, dikur një qendër e Shtetit Islamik. Kjo është gjithashtu një rrugë e mundshme e dërgesave të armëve për Iranin.

Trupat amerikane e kanë përdorur prej kohësh Jordaninë, një vend që kufizohet me Irakun, Izraelin, territorin palestinez të Bregut Perëndimor, Arabinë Saudite dhe Sirinë, si një qendër të rëndësishme për operacionet e tyre në Lindjen e Mesme. Rreth 3000 trupa amerikane zakonisht janë të pranishme në të gjithë Jordaninë. Megjithatë, prania e Shteteve të Bashkuara në Jordani rrezikon të zemërojë popullsinë që tashmë ka mbajtur protesta masive kundër luftës së Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës, në të cilën, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, janë vrarë mbi 26 mijë civilë palestinezë. Sipas disa vlerësimeve, rreth 3 milionë nga 11.5 milionë banorët e Jordanisë janë palestinezë. Protestat mund të kërcënojnë pushtetin e mbretit Abdullah II, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara. Pas sulmit të së dielës, Jordania fillimisht mohoi njoftimet se baza “Kulla 22” ndodhej brenda kufirit të saj./ VOA

shba jordania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj