Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Organizata terroriste Houthi, e mbështetur nga Irani, ka ndërmarrë një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare dhe ushtarake që nga 19 nëntori, si reagim ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

DANIMARKA- Të hënën Danimarka nisi drejt Detit të Kuq një fregatë e cila do të marrë pjesë në operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur anijet tregtare kundër sulmeve të militantëve Houthi. Organizata terroriste Houthi, e mbështetur nga Irani, ka ndërmarrë një valë sulmesh me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare dhe ushtarake që nga 19 nëntori, si reagim ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Anijet tregtare janë detyruar të përdorin rrugën detare të Kepit të Shpresës së Mirë të Afrikës së Jugut. Kjo rrugë detare është rreth 14 ditë më e gjatë dhe më e kushtueshme se kalimi përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit. Danimarka, ku ka selinë kompania e transportit detar “Maersk MAERSKb.CO” po dërgon fregatën 139 metra të gjatë për të marrë pjesë në operacionet për mbrojtjen e anijeve tregtare. Ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Troels Lund Poulsen, foli për shtypin nga bordi i fregatës përpara nisjes së saj nga baza detare Korsor. Ai tha se e “kanë gabim ata që mendojnë se ne do të rrimë duarkryq dhe të lejojmë lëvizjen Houthi që të terrorizojë tregtinë e lirë botërore”. Javën e kaluar rebelët Houthi qëlluan me tre raketa balistike drejt një anije transporti që lundronte nën flamurin amerikan, të operuar nga firma Maersk.
Fregata është e pajisur me raketa amerikane kundër anijeve të tipit Harpoon dhe raketa tokë-ajër të modelit ESSM, por nuk ka aftësi mbrojtëse kundër raketave balistike, tha kreu i Komandës së Marinës Daneze, Henrik Ryberg. Fregata me një ekuipazh prej rreth 175 marinarësh do të fillojë operacionet në Detin e Kuq, sapo parlamenti danez të miratojë një rezolutë për dërgimin e anijes luftarake në zonë, çka pritet më 6 shkurt. Fregata nuk do të marrë pjesë në ofensivën kundër rebelëve të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha ministri. Rreth 2500 anije të kompanive daneze të transportit detar kalojnë në vit përmes Detit të Kuq, një rrugë tregtare që përbën rreth 15% të trafikut të anijeve në botë./ VOA
Liridona Ademaj, Naim Murseli dhe Shaban Murseli KOSOVA- Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka thënë para hetuesisë ...
Foto ilustruese SHKUP-Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili të hënën e mori detyrën, tha se kabine...
Qeveria teknike SHKUP- Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të mbledhje...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri publike të ardhurat e tij gjatë një periudhe 2-vje...
Princi Harry LONDËR- Ekipi ligjor i Princ Harry-t tha sot se ai dëshiron që Gjykata e Lartë e Londrës të zgjidh&...
Foto ilustruese SHBA-Një mashtruese profesioniste që akuzohet se ka vjedhur nga ushtria e SHBA rreth 100 milionë dollarë, ësht&eu...
Jacob Zuma Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma është pezulluar nga partia që dikur drejtonte, pasi refuzoi të...
Foto ilustruese TIRANË-Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese deklaroi sot se Protokolli për forcimin e bashkëpunimit në fushën...
James O’Brien KOSOVA- Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka bërë thirrje që S...
Foto ilustruese BRITANIA-Britania ka sanksionuar shtatë individë dhe një organizatë e lidhur me Iranin. Paketa e re e sanksioneve syno...