LIVE UPDATES
Bota

Human Rights Watch: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë

Pas rikthimit të kontrollit, forcat ukrainase gjetën një varr masiv në qytet, me mbi 400 trupa, përfshirë 30 me shenja torture.

19 Tetor 2022, 11:39 Nga k.m.
Human Rights Watch: Tortura, pjesë e planit rus në Ukrainë
Foto ilustruese

Torturimi i vazhdueshëm i të burgosurve ukrainas në qytetin Izjum, në lindje të Ukrainës, është pjesë e “politikës dhe planit” të ushtrisë ruse, vlerëson organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Izjumi, i cili ndodhet në rajonin e Harkivit, u mor nga forcat ruse shumë shpejt pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt, dhe u çlirua nga luftëtarët ukrainas muajin e kaluar.

Pas rikthimit të kontrollit, forcat ukrainase gjetën një varr masiv në qytet, me mbi 400 trupa, përfshirë 30 me shenja torture.

“Forcat ruse dhe të tjerët që veprojnë nën komandën e tyre, torturuan në mënyrë rutinore të burgosurit gjatë pushtimit të tyre gjashtëmujor të Izjumit”, thotë Human Rights Watch në raportin e publikuar të mërkurën.

Organizata, me seli në Nju Jork, thotë se intervistoi më shumë se 100 të mbijetuar, të cilët, mes tjerash, folën për goditje me elektroshok, zhytje në ujë, rrahje të rënda e kërcënime me armë. Të mbijetuarit identifikuan së paku shtatë vende në Izjum, përfshirë dy shkolla, ku thanë se ushtarët rusë i kanë burgosur dhe abuzuar.

“Dhuna mizore dhe abuzimi në Izjum nuk ishin incidente të rastësishme”, tha Belkis Wille nga kjo organizatë.

“Viktima të shumta ndanë me ne rrëfime të besueshme të përvojave të torturës gjatë marrjes në pyetje në objekte që kontrolloheshin nga forcat ruse dhe vartësit e tyre - çfarë lë të kuptohet se ky trajtim ishte pjesë e një politike dhe plani”, tha Wille.

Të arrestuarit, që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre ose nga vende të tjera, u mbajtën deri në 14 ditë. Të gjithë të burgosurit meshkuj thanë se u goditën me elektroshok, ose u rrahën me duar, kondakë pushkësh, tuba metalikë dhe objekte të tjera. Një e burgosur grua, ndërkaq, i tha organizatës Human Rights Watch se ishte rrahur me grushte dhe se ishte kërcënuar me përdhunim.

“Gjetjet tona tregojnë se trupat ruse kanë kryer abuzime të tmerrshme në shumë zona që kanë pushtuar dhe ka shqetësime reale për abuzime të ngjashme në zona të tjera, ku vazhdojnë të kenë kontrollin”, tha Wille.

Të gjithë të arrestuarit, thuhet në raport, thanë se janë urdhëruar t’i zbulojnë emrat e banorëve të Izjumit që kanë shërbyer në forcën e policisë ose në Forcat e Mbrojtjes Territoriale. Disa u akuzuan për posedim armësh ose drogash, ndërsa dy thanë se janë pyetur drejtpërdrejt nëse e mbështesin Rusinë. Të gjithë të intervistuarit thanë se ushtarët rusë u kanë vjedhur gjësende, përfshirë para, stoli, pajisje elektronike dhe makina.

“Ne ende po marrim informacione për krimet dhe abuzimet tjera të kryera kundër qytetarëve në Izjum gjatë pushtimit rus, por është e qartë se të mbijetuarit kanë nevojë për ndihmë tani”, tha Wille.

Pas tërheqjes së forcave ruse, Izjumi ka mbetur nën rrënoja. Politikanët lokalë kanë thënë se mbi 80 për qind e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar. Ukraina ka thënë se ka identifikuar më shumë se 21.000 krime të mundshme lufte - përfshirë vrasjen e civilëve dhe përdhunimin - të kryera nga trupat ruse, prej se presidenti i tyre, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin në fund të shkurtit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka dërguar tashmë një ekip hetuesish dhe ekspertësh të mjekësisë ligjore në Ukrainë për t’i hetuar këto pretendime. Qeveria ruse ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar civilët, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për fabrikimin e provave./REL

izjum lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait