LIVE UPDATES
Bota

I akuzuar për krime në Srebrenicë, Gjykata serbe shpall të pafajshëm ish-komandantin e ushtrisë së Republikës Sërpska

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm në shkallën e parë në një aktgjykim të martën, duke e liruar nga akuza se kishte urdhëruar zhvendosjen e detyruar të popullsisë boshnjake nga zona e mbrojtur e Srebrenicës. Prokuroria ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

1 Korrik 2025, 15:47 Nga M.B
I akuzuar për krime në Srebrenicë, Gjykata serbe shpall të
Milenko Zhivanoviç

SERBIA- Gjykata e Lartë në Beograd e ka shpallur të pafajshëm ish-komandantin e Korpusit të Drinës të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS), Milenko Zhivanoviç, për akuzat për krime lufte kundër popullatës civile në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Gjykata e shpalli atë të pafajshëm në shkallën e parë në një aktgjykim të martën, duke e liruar nga akuza se kishte urdhëruar zhvendosjen e detyruar të popullsisë boshnjake nga zona e mbrojtur e Srebrenicës. Prokuroria ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi.

Në arsyetimin e aktgjykimit, gjyqtarja deklaroi se Zhivanoviç, si komandant, u kishte dhënë detyra njësive të Korpusit të Drinës, por sipas saj, asnjë prej këtyre detyrave nuk lidhej me dëbimin e popullsisë civile boshnjake, por kishin të bënin me veprime luftarake kundër njësive të palës kundërshtare.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me pesë vjet burgim për Zhivanoviç– që është minimumi i paraparë me ligj. Ndër të tjera, aktakuza e ngarkonte atë se, në mars të vitit 1995, kishte lëshuar një urdhër ku thuhej se "me veprime të përditshme të planifikuara dhe të menduara luftarake duhet të krijohen kushte të pasigurisë totale, të padurueshmërisë dhe të pashpresës për vazhdimin e jetës së banorëve në Srebrenicë dhe Zhepë".

Aktakuza e ngarkonte atë gjithashtu se, më 12 korrik 1995, kishte urdhëruar sigurimin e autobusëve për evakuimin nga enklava e Srebrenicës, duke kërkuar nga Shtabi i Përgjithshëm i VRS-së miratimin për përdorimin e karburantit për 50 autobusë që do të angazhoheshin.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, gjatë ofensivës kundër Srebrenicës – zonë e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara – në korrik të vitit 1995 kryen gjenocid duke vrarë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë. Gjatë gjithë procesit gjyqësor në Serbi, Milenko Zhivanoviç u mbrojt në liri. Prokuroria për krime lufte në Serbi ngriti aktakuzën kundër Zhivanoviç në dhjetor 2021, vetëm dy javë pasi ai ishte akuzuar edhe nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës për krime kundër njerëzimit në zonën e Srebrenicës dhe Zhepës.

Sipas aktakuzës në Bosnje, Zhivanoviç akuzohet se nga marsi deri në mesin e korrikut 1995 kishte bllokuar zonën e mbrojtur të Srebrenicës, kishte penguar furnizimin me ndihma, si dhe kishte urdhëruar sulme me artileri ndaj civilëve dhe objekteve civile në Srebrenicë, me qëllim krijimin e kushteve të padurueshme për jetesë dhe detyrimin e popullsisë për të braktisur shtëpitë e tyre.

Ai akuzohet gjithashtu për mobilizimin e mjeteve për dëbimin e detyruar të civilëve nga Srebrenica dhe për transportimin e burrave dhe djemve të kapur, të cilët ishin ndarë me forcë për t’u burgosur dhe më pas për t’u vrarë. Megjithëse gjykatat ndërkombëtare dhe ato rajonale kanë cilësuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid apo krim kundër njerëzimit, Prokuroria e Serbisë e ngarkoi Zhivanoviç vetëm për krime lufte kundër popullatës civile, me arsyetimin se “është e vështirë të provohet qëllimi specifik që kërkohet për kualifikimin si gjenocid”.

Shteti serb vazhdon të mos e njohë gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ndërsa Zhivanoviç është një nga të shumtët që kanë ikur nga Bosnja dhe qëndrojnë në Serbi. Para Gjykatës së Lartë në Beograd po zhvillohet edhe një proces tjetër lidhur me Srebrenicën.

Bëhet fjalë për gjykimin lidhur me vrasjen e 1.313 civilëve boshnjakë në Kravicë, i cili ka nisur në fund të vitit 2016 dhe, edhe pas më shumë se tetë vjetësh, ndodhet ende në fazën e administrimit të provave. Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër tetë pjesëtarëve të Brigadës Speciale të Policisë së RS-së për krime lufte kundër popullatës civile, edhe pse gjykatat në Bosnje dhe në Hagë kanë dhënë vendime që e cilësojnë këtë krim si gjenocid apo krim kundër njerëzimit. Të gjithë të akuzuarit po mbrohen në liri./ REL

milenko zhivanoviç

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë