Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë, ushqimeve, duhanit dhe alkoolit, mbeti i pandryshuar në 2.3% në qershor. Treguesi shumë i ndjekur i inflacionit në sektorin e shërbimeve u rrit në 3.3% në qershor, pasi në maj kishte rënë ndjeshëm në 3.2%, nga 4% që kishte qenë në prill.
EVROPË- Inflacioni në Eurozonë u rrit lehtë në 2% në qershor, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga agjencia statistikore Eurostat, duke bërë që çmimet për konsumatorët në Eurozonë të përputhen me objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).
Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar që inflacioni për 12 muajt deri në qershor të rezultonte pikërisht në 2%. Në maj, inflacioni në Eurozonë kishte rënë më shumë se sa pritej, në nivelin 1.9%.
Inflacioni bazë, i cili përjashton çmimet e energjisë, ushqimeve, duhanit dhe alkoolit, mbeti i pandryshuar në 2.3% në qershor. Treguesi shumë i ndjekur i inflacionit në sektorin e shërbimeve u rrit në 3.3% në qershor, pasi në maj kishte rënë ndjeshëm në 3.2%, nga 4% që kishte qenë në prill.
Të dhënat individuale për inflacionin, të publikuara javën e fundit nga ekonomitë kryesore të eurozonës, treguan një ngadalësim të normës së harmonizuar të inflacionit në Gjermani, një rritje të vogël në Francë dhe Spanjë, por pa ndryshim në Itali gjatë qershorit – çka tregon se niveli i përgjithshëm për zonën euro do të afrohej me objektivin 2% të BQE-së.
Kjo ka forcuar më tej pritshmëritë se BQE-ja do të vendosë ta mbajë të pandryshuar normën e saj kryesore, atë të depozitës, në 2% në mbledhjen e radhës në fund të korrikut, përpara se të ndërmarrë një ulje përfundimtare prej 25 pikë bazë në shtator.
Euroja u forcua pas publikimit të të dhënave dhe u pa për herë të fundit duke u tregtuar rreth 0.3% më e lartë ndaj dollarit. Kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane, tha se ai beson se periudha e fundit e ndërhyrjeve monetare për të ulur inflacionin ka përfunduar.
“Ne besojmë se cikli i fundit është mbyllur – e kemi ulur inflacionin nga kulmi 10% në 2%, kjo fazë është e mbyllur – por duke parë përpara, duhet të jemi gati për të siguruar që çdo devijim që shohim të mos bëhet i qëndrueshëm, të mos ndryshojë kuadrin afatmesëm”.
Lane shtoi se BQE duhet të mbetet e varur nga të dhënat, por nuk do të reagojë ndaj asnjë “luhatjeje të përkohshme” të izoluar në inflacion në të ardhmen.
Megjithatë, analistët kanë paralajmëruar se faktorët e jashtëm mund ta prishin trajektoren e uljes së inflacionit, duke përmendur si shqetësime inflacionin ende të lartë në sektorin e shërbimeve, luhatshmërinë e fundit të çmimeve të naftës për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tarifat e mundshme tregtare nga SHBA.
Nëse në muajt e ardhshëm nuk ndodhin tronditje ekonomike dhe tendenca disinflacioniste vazhdon, ekonomistët besojnë se banka qendrore është në rrugën për ta mbajtur normën e interesit të pandryshuar në mbledhjen e korrikut, por mund të vendosë për një ulje të normës në shtator./ CNBC
Foto FRANCË- Shërbimet hekurudhore midis Parisit dhe Milanos janë pezulluar për të paktën disa ditë pasi shirat e r...
Hristijan Mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në fjalën hapëse të Samitit të Lider&e...
Bayrou FRANCË- Qeveria e pakicës së qendrës së djathtë në Francë do të përballet me një mocion...
raketa IRAN- Emri i saj është pothuajse i panjohur për publikun e gjerë, por në botën e shtabeve ushtarake shkakton shqet&eum...
Portugali PORTUGALI- Portugalia teska po përballet me një valë të nxehti me temperatura që arrijnë në 42°C ësht...
Vida Ajrore SHBA- Dizajni i "Vidës ajrore" e Leonardo da Vinci mund të ndihmojë në zhvillimin e dronëve modernë...
Foto TURQI- Në Stamboll ka pasur përleshje dhe policia që ka përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërnd...
Foto GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Gjermani. Një person humbi jet...
foto ilustruese UKRAINË- Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të ...
Danimarka DANIMARKË- Danimarka ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian (BE) për 6 muaj dhe do të përqen...