LIVE UPDATES
Bota

I dënuari i parë për gjenocidin në Srebrenicë transferohet në një burg në Estoni

Ai ishte gjetur fajtor nga Tribunali i Hagës për gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për përndjekje, si krim kundër njerëzimit, dhe për vrasje.

10 Prill 2025, 20:01 Nga M.B
I dënuari i parë për gjenocidin në Srebrenicë
Radisllav Kërstiç

ESTONIA- Radisllav Kërstiç, ish-komandant i korpusit Drina të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë me 35 vjet burgim, do të vazhdojë të vuajë dënimin në Estoni bëri të ditur Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale më 10 prill. Ai ishte gjetur fajtor nga Tribunali i Hagës për gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për përndjekje, si krim kundër njerëzimit, dhe për vrasje.

Kërstiç ishte arrestuar më 2 dhjetor 1998 dhe ishte dërguar në paraburgim në Hagë. Në prill të vitit 2004 ndaj tij u shqiptua dënimi me burg, ndërkaq në dhjetor të po atij viti ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin. Gjatë qëndrimin në një burg britanik, ai u sulmua – dhe pësoi lëndime – nga të burgosurit e tjerë, gjë që çoi në transferimin e tij në Poloni më 2013. Më pas, në nëntor të vitit 2023, ai u kthye sërish në Hagë, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit të tij në Poloni dhe sipas ligjeve në Poloni ai duhej të lirohej.

Qeveria estoneze, më pas, e njoftoi gjykatën në Hagë se është e gatshme ta marrë këtë të dënuar që ta vazhdojë vuajtjen e dënimit, që i përfundon më 23 nëntor 2033, njoftoi kryetarja e gjykatës Graciela Gatti Santana, gjykatë që është pasardhëse e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi.

Kërstiç është personi i parë që është dënuar për gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995. Ai vazhdimisht ka kërkuar që t’i ofrohet falje dhe lirim i parakohshëm, por këto kërkesa janë refuzuar nga Gatti Santana. Në kërkesën e tij të fundit, ai pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë dhe, mes tjerash, tha se ai e dinte se “disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm synonin të kryenin gjenocid”, por që “nuk kishin forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet” pa “e përdorur korpusin Drina”, që atëbotë Kërstiq komandonte.

“Nëse një ditë lirohem dhe nëse presidentja e Mekanizmit pajtohet për lirimin tim dhe nëse familjarët e viktimave e lejojnë këtë, dua që të shkoj në Potoçari edhe një herë në jetën time, të përkulem para viktimave dhe të kërkoj falje”, shkroi ai në kërkesën e tij.

Kërstiç, i cili 76 vjeç, në kërkesën drejtuar gjykatës kishte kërkuar që të merreshin parasysh problemet e tij shëndetësore. Ai ka deklaruar se vuan nga një sërë sëmundjesh kronike, vuan nga dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me enët e gjakut dhe atrofisë pas amputimit të këmbës së tij. Ai po ashtu ka thënë se është anemik dhe ka kolesterol të lartë si dhe probleme serioze me zemër.

“Nuk jam e bindur se ai është rehabilituar mjaftueshëm”, tha kryetarja e gjykatës, Graciela Gatti Santana, në refuzimin e kërkesës së tij për lirim të hershëm. Këtë vendim ajo e mori në shkurt të këtij viti.

Forcat e Ushtrisë të Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më shumë se 50 persona janë dënuar me afër 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera të kryera në rajonin e Srebrenicës. Në mesin e të dënuarve është edhe presidenti i atëhershëm i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç. Që të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./ REL

estonia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj