Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kështu u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar më 10 prill, gjashtë muaj pasi hynë në fuqi ligjet që rregullojnë sjelljen e njerëzve në Afganistan.
AFGANISTAN- “Policia e moralit” në Afganistan ka arrestuar burra dhe berberët e tyre për shkak të modelit të flokëve dhe po ashtu ka arrestuar burra të tjerë pasi nuk kanë shkuar në xhami që të falen gjatë muajit të Ramazanit. Kështu u tha në një raport të Kombeve të Bashkuara të publikuar më 10 prill, gjashtë muaj pasi hynë në fuqi ligjet që rregullojnë sjelljen e njerëzve në Afganistan.
Ministria për Parandalimin e Vesit dhe Promovimin e Virtytit në Afganistan publikoi ligjet e reja gushtin e vitit të kaluar. Legjislacioni mbulon shumë aspekte të jetës së përditshme në Afganistan, përfshirë transportin publik, muzikën, shkurtimin e mjekrës dhe festimet. Ndër ligjet e miratuara nga kjo ministri është edhe ndalesa për zërat dhe fytyrat e pambuluara të grave në publik.
Po atë muaj, një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi se ligjet përfaqësojnë “një pamje shqetësuese” për të ardhmen e vendit, pasi ato iu shtohen kufizimeve ekzistuese për gratë dhe vajzat sa i përket punësimit, arsimimit dhe për kodin e veshjes. Talibanët i kanë hedhur poshtë shqetësimet e OKB-së lidhur me ligjet për moralin.
Në raportin e së enjtes, të misionit të OKB-së në Afganistan, u tha se në gjashtë muajt e parë të zbatimit të këtyre ligjeve, mbi gjysma e arrestimeve kishin të bënin “ose me burra që nuk e kishin gjatësinë e mjekrës apo modelin e flokëve në përputhje me rregullat, ose me berberë që ofronin shkurtime të mjekrës apo prerje të flokëve që nuk përputheshin me rregullat”.
Raporti po ashtu tha se “policia e moralit” rregullisht arreston njerëz “pa iu nënshtruar një procesi të rregullt apo pa respektuar mbrojtjet ligjore”. Gjatë muajit të Ramazanit, pjesëmarrja e obliguar në lutje e burrave është monitoruar nga afër dhe shpesh kjo ka çuar në arrestime të atyre që nuk kanë marrë pjesë në lutje, u tha në raport.
Misioni i OKB-së tha se dy gjinitë janë prekur në mënyrë negative nga ligjet, veçmas personat që kanë biznese të vogla sikurse qendrat private të edukimit, berberët dhe floktaret, rrobaqepësit, bizneset që ofrojnë shërbime për dasmat dhe restorantet. Kjo ka çuar në ulje apo humbje të plotë të të ardhurave dhe mundësive për punësim.
Sipas raportit, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta socio-ekonomike nga zbatimi i ligjeve ka të ngjarë të përkeqësojnë edhe më shumë situatën e rëndë ekonomike në Afganistan. Një studim i Bankës Botërore ka vlerësuar se ndalimi i grave për të studiuar dhe punuar mund t’i kushtojë shtetit 1.4 miliard dollarë në vit. Sipas raportit të OKB-së, më shumë se 3.300 inspektorë janë të angazhuar për t’i informuar njerëzit për ligjet dhe zbatimin e tyre./REL
pamje nga protestat TURQI- Turqia ka liruar më shumë se 120 persona më 10 prill, të cilët ishin arrestuar gjatë protestave ma...
Donald Trump SHBA - Donald Trump, në një lëvizje që po cilësohet si një riformatim i madh diplomatik, pritet të bëj...
Procesi I dëbimit të emigrantëve SHBA - Në një deklaratë që ka tronditur organizatat e të drejtave të njeriut ...
STAMBOLL - Delegacionet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë takuar në Stamboll për të dytën herë, duke nxitur shpr...
Donald Trump SHBA - Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ka hyrë në një fazë të re, ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq të mërkurën nga një seri tarifash të ashpra që synonin miqt...
Angela Merkel SHBA- Ish-kancelarja Angela Merkel përshëndeti politikën më të rreptë të imigrac...
Foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët po japin alarmin për ata që konsumojnë tetë ose më shumë gota alkool n...
von der leyen, trump BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë për 90 ditë zbatimin e kundërmasave që...
Foto ilustruese SHBA- Vendimi i befasishëm i presidentit amerikan, Donald Trump për të ndalur tarifat e majme që sapo kishte ...