Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky vendim shënon një gjest vullneti të mirë nga ana e BE-së, në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me SHBA-në janë nën presion.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të pezullojë për 90 ditë zbatimin e kundërmasave që ishte një përgjigje ndaj tarifave të Shteteve të Bashkuara, duke i dhënë kështu hapësirë negociatave. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në një postim në "X" se vendimi u mor për t'i dhënë një shans bisedimeve me Uashingtonin, ndërsa theksoi se përgatitjet për masat e mëtejshme po vazhdojnë.
"Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump. Ne duam t'i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që panë mbështetje të fortë nga shtetet tona anëtare, ne do t'i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë. Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.", shkruan presidentja e KE.
We took note of the announcement by President Trump.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 10, 2025
We want to give negotiations a chance.
While finalising the adoption of the EU countermeasures that saw strong support from our Member States, we will put them on hold for 90 days.
If negotiations are not satisfactory, our…
Ky vendim shënon një gjest vullneti të mirë nga ana e BE-së, në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me SHBA-në janë nën presion.
"Ne duam të negociojmë, duam të flasim," tha zëdhënësi i Komisionit Olof Gill, duke shtuar se BE vlerëson iniciativën e SHBA për të pezulluar të ashtuquajturat "tarifa hakmarrëse" dhe kjo është arsyeja pse, nga ana tjetër, blloku po ngrin kundërmasat që kishte planifikuar.
“Qëllimi ynë është të sigurojmë hapësirën maksimale të mundshme për konsultime me vendet anëtare, me sektorin tonë industrial dhe sigurisht për negociata me Shtetet e Bashkuara”, tha ai
Javën e kaluar, Trump njoftoi vendosjen e tarifave shtesë prej 20% për importet e produkteve nga BE. Në një kthesë dramatike të ngjarjeve, presidenti i SHBA tha dje se do të pezullonte zbatimin e tarifave shtesë ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së, konkretisht 75 shteteve, të cilat tani do të kenë një periudhë 90-ditore për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të negociuar. Sipas tij, këto shtete kishin treguar gatishmërinë për të angazhuar në dialog dhe për të arritur marrëveshje që përmirësojnë kushtet tregtare dhe shmangin barrierat që kanë ndikuar në tregtinë e lirë.
Trump theksoi se vendet që janë të angazhuara në këto bisedime do të përfitojnë nga një tarifë hakmarrëse të reduktuar, vetëm 10% për shumicën e produkteve, një masë që do të hyjë në fuqi menjëherë. Kjo është një përpjekje për të balancuar tensionet dhe për të stimuluar më shumë bashkëpunim ekonomik me vendet që janë të gatshme të respektojnë kërkesat e SHBA-së.
Përjashtim nga kjo "zbutje" e Trump bën Kina, tarifat për të cilën janë rritur në 125%. Kjo rritje erdhi pasi Kina vendosi tarifa prej 84% ndaj një sërë importesh nga Amerika. Ky vendim shënon përshkallëzim të ri në konfliktin tregtar mes dy ekonomive më të mëdha të botës.
Foto ilustruese SHBA- Vendimi i befasishëm i presidentit amerikan, Donald Trump për të ndalur tarifat e majme që sapo kishte ...
Alessandro Coati KOLUMBI- Një biolog molekular 42-vjeçar italian u gjet i vdekur dhe i copëtuar brenda një valixhe në Santa...
foto ilustruese SHBA- Papritur, lufta tregtare e Donald Trump është në fokusin kryesor të botës. Në vend të një luf...
von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur të enjten vendimin e presidentit të Shteteve...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump shkaktoi tërmet në tregjet e bursave me tarifat e dogavane, tani pezullimi i tyre shkaktoi eufori. Presidenti ...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri se do ta përdorë forcë...
foto ilustruese BRUKSEL- Në zemër të Bashkimit Evropian, Brukseli dhe Strasburgu janë bërë sërish qendra të diskuti...
Luhrmann GJERMANI- Ministrja gjermane e shtetit për Europën, Anna Lührmann flet për kërcënimet në Republika Srpska. Ajo...
Yoshimasa Hayashi JAPONI- Qeveria japoneze theksoi sot se mirëpret pezullimin nga presidenti amerikan Donald Trump të detyrimeve ...
foto ilustruese SHBA- Dy ish-komandantët e lartë të ushtrisë amerikane sesa amerikanët e ajrit të Evropës nuk janë ...