Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër një personi, i cili dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale të “krimit të luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit, i pandehuri I.B, i nacionalitetit rom nga Komuna e Klinës, dyshohet se ka kryer këtë vepër nga janari i vitit 1998 deri më 21 qershor 1999 në fshatin Zajm të Klinës. Prokuroria tha se ai iu bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe vazhdimisht kishte marrë pjesë në plaçkitjen e popullatës civile, “shtëpive të tyre duke u marrë sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve”.
“Gjithashtu, i njëjti kishte marrë pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç’rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marrë pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.
Prokuroria shtoi se ka siguruar prova materiale ndaj të dyshuarit, i cili gjendet në arrati, raporton REL. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Nga viti 2008, për hetimin e këtyre krimeve përgjegjës ishte Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX). Ndërkaq, nga viti 2018, EULEX-i ka dorëzuar dokumentet për krimet e luftës në institucionet gjyqësore të Kosovës.
Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona. Po ashtu, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar. / REL
Foto ilustruese ITALI- Identifikohet pas 50 vitesh rasti i parë i infektimit me kolerë në Itali. Siç raportojnë mediat italiane,...
Foto ilustruese KORE E VERIUT- Koreja e Veriut akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë shkelur hapësirën e saj ajrore duke kryer fluturime vë...
Foto ilustruese Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat nga Serbia, të cilat ishin ndaluar me një vendi...
Poloni POLONI- Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski njofton se sherbimet e inteligjencës së Polonisë kanë vënë n...
Foto ilustruese RUSI- Kremlini kërcënon se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të sillte pasoja për sigurinë e E...
Mimoza Kusari Lila KOSOVË- Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për herë t&e...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve...
Përgjimi KOSOVË- Gazeta Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit...
Besnik Tahiri KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ne seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës,&nbs...
Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi KOSOVË- Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare, kanë nxitur disa replika mes kryetarit t&eu...