All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Përgjimi me deputetin serb/ Reagon Kusari-Lila: Nuk kam biseduar me Milan Radoiçiçin! Është nën urdhër-arrest nga Policia e Kosovës

Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiç dhe Slavko Simiçin.

10 Korrik 2023, 16:02 Nga a.l
Përgjimi me deputetin serb/ Reagon Kusari-Lila: Nuk kam biseduar me Milan
Mimoza Kusari Lila
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara në media për një komunikim me nënkryetarin e Listës Serbe Igor Simiç. Në një intervistë për EkonomiaOnline, Kusari-Lila shprehet se me ish-deputetin ka biseduar për votimin e tre projektligje; Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Ajo ka mohuar se ka pasur kontakt me dikë tjetër nga kjo Listë, përveç me Igor Simiç dhe Slavko Simiçin.

“Ka 15 muaj që Lista serbe nuk është pjesë e Kuvendit, nëse atyre po ju mungon e dinë ku i kanë adresat, në kohën kur kanë qenë pjesë e Kuvendit, komunikimi ka qenë tërësisht në bazë të komunikimit brenda Kuvendit, brenda seancës për agjenda. Kanë qenë tri agjenda vazhdimisht që e kanë përcjellë këtë komunikim; Ka qenë Ligji për Festa Zyrtare, Ligji për Liritë Fetare dhe kërkesat që ata vazhdimisht i kanë parashtruar në raport me mjetet transportuese, qofshin mortore ose ambulante dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Pra krejt ka qenë nën këtë kuptim, përderisa për aludimin e komunikimit të personit në fjalë për mua kontakt në Kuvendin e Kosovës kanë qenë dy përfaqësues, shefi i deputetëve Igor Simiq dhe Slavko Simiq, që tash e kanë treguar që përkundër përpjekjeve për çfarëdo normaliteti në kuptimin e përfaqësimit të interesave, ata kanë komunikim dhe sjellje abnormale, edhe këto supozime të një portali në veçanti, e tregojnë përpjekjen e dëshpëruar të tyre për të treguar një pamje tjetër për asaj se çfarë po ndodh në terren. Mos të harrojmë, sot në terren janë të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, sot individë të lidhura me këto grupe kriminale po arrestohen, natyrisht sipas veprave të cilat i kanë bërë dhe gradualisht veriu po i kthehet normaliteti. Prandaj, krejt çka mund të them është një përpjekje e dëshpëruar për të njollosur së pari Qeverinë, e pastaj pozitën. Për mua është paksa edhe absurde mënyra dhe forma, por gjithsesi që jam këtu për secilin që ka pyetje me këtë”, u shpreh ajo për EkonomiaOnline.

Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiçin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës. Për këtë të fundit ajo tha se do të arrestohet kur të gjendet nga Policia. 

“Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radoiçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiçin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”, tha ajo.

“Nacionale” sot ka publikuar pjesën e parë të këtyre përgjimeve, ndërkaq, pjesët e tjera ku përmenden persona të tjerë janë paralajmëruar se do të publikohen ditët në vijim.  

mimoza kusari-lila

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet