LIVE UPDATES
Bota

VIDEO/ Ish-ministri i jashtëm serb "përballet" me studentin shqiptar në Cambridge, i riu "i numëron" krimet serbe në Kosovë

Jeremiç ishte i ftuar të flasë në Dhomën e Debatit të Cambridge Union dhe u përball me disa fakte të cilat asnjë serb ndërvite nuk i ka pranuar dhe bëhet fjalë për masakrat e kryera në Kosovë. Studenti shqiptar nga Kosova, Leart Ajvazaj mori fjalën për ti drejtuar ish-ministrit një pyetje por e cila më pas u shndërrua në një fjalim ku u përshkruan shkurtimisht tmerret që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës para 25 vitesh.

5 Mars 2024, 15:40 Nga N.F
VIDEO/ Ish-ministri i jashtëm serb "përballet" me studentin
Studenti shqiptar në Cambridge

ANGLI- Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç përballur me nje situatë aspak të këndshmë gjatë një takimi me situdentë të Cambridge. Jeremiç ishte i ftuar të flasë në Dhomën e Debatit të Cambridge Union dhe u përball me disa fakte të cilat asnjë serb ndërvite nuk i ka pranuar dhe bëhet fjalë për masakrat e kryera në Kosovë. Studenti shqiptar nga Kosova, Leart Ajvazaj mori fjalën për ti drejtuar ish-ministrit një pyetje por e cila më pas u shndërrua në një fjalim ku u përshkruan shkurtimisht tmerret që kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës para 25 vitesh.

Ajvazaj i vuri në dukje Jeremiçit se Serbia e sotme nuk dallon nga Serbia e Millosheviçit dhe se të njëjtën narrativë e vazhdon edhe ish-ministri i Propagandës, presidenti i sotëm Vuçiç.
Studenti shqiptar gjatë fjalës së tij përmendi viktimat e vrara në Kosovë të cilët u varrosën në një varr masiv në Batajnicë ndërsa pyeti Jeremiçin se si i përgjigjet këtyre fakteve. Ai më tej gjatë fjalës së tij u shpreh se ndër të prekurit nga masakrat dhe dëbimet ishte edhe familja e tij ndërsa toni i tij sa vinte e rritej duke "kërkuar llogari" në një farë mënyre ndaj Jeremiçit.

“Në këtë muaj shënohet 25 vjetori që kur 45 shqiptarë janë marrë nga shtëpitë e tyre në fshatin e vogël të Reçakut dhe janë vrarë nga trupat serbe. Në Serbi kjo sot konsiderohet teori konspirative dhe ky është qëndrimi i  shtetit serb – i njëjti shtet në të cilin keni shërbyer. I njëjti shtet që ka vrarë 13 mijë civilë në vitet 98/99, përdhunoi mijëra gra dhe me forcë zhvendosi një milion shqiptarë jashtë shtëpive të tyre, përfshirë edhe familjen time.

Unë s’kam dëgjuar asnjë falje nga shteti serb, ju s’e keni përmendur këtë gjatë kohës sa keni shërbyer si ministër i jashtëm dhe ju flisni për Millosheviçin, si një përvijues i madh, oh ai ishte diktator i çmendur, ai ishte Sadami ynë. Tani nuk kemi diçka të tillë. Epo, kjo qartësisht s’është e vërtetë. Nëse shikoni Serbinë më parë Millosheviçit për aq sa Kosova ka qenë e okupuar nga Serbia, këto plane të shfarosjes së shqiptarëve kanë ekzistuar.

Lexo Çubriloviq, lexo Andriçin dhe nëse e shikon Serbinë që nga Millosheviçi, që kur ai vrau veten e tij… ju keni pasur lloj-lloj nacionalistësh në modë që thonë se ‘ne nuk e duam Millosheviçin’, por nxjerrin budallallëqe për Kosovën dhe më pas keni njerëz si ai që ka drejtuar qeverinë në 10 vitet e fundit, i cili fjalë për fjalë është dishepull i Millosheviqit, ai që ka qenë ministër i propagandës  në qeverinë e Millosheviqit. Më falni, por kjo është thjesht qesharake”, tha Ajvazaj ndërsa pyeti Jeremiçin se si përballet me këto fakte.

Jeremiç iu shmang pyetjes duke tentuar që të shprehë pikëpamjen e tij për paqen dhe të vërtetën. Ai përmendi edhe “shitjen e organeve” si e “vërteta tjetër”, por edhe këtu i ndërhyri Ajvazaj, duke i kujtuar se nuk ka prova për këtë.

“Unë personalisht mendoj që krimet e kryera në Ballkan në të 90-at janë të tmerrshme dhe s’duhen të mbrohen në asnjë mënyrë. Por, ato nuk janë kryer ekskluzivisht nga njëra palë dhe e vërteta është shumë ndryshe kur shikohet konteksti i dikujt që ka pasë familjen të rrëmbyer, të vrarë, të dërguar në varrin masiv në Batajnicë ose familja e dikujt e cila është rrëmbyer dhe më pas i janë nxjerrë organet dhe janë shitur në tregun e zi e që ka ndodhur te një numër…”.

“Më fal, s’ka prova…është bërë një raport që ka çuar në një gjykatë speciale dhe kjo gjykatë nuk ka prova që ka ndodhur diçka e tillë, prandaj kjo është vetëm propagandë”, tha Ajvazaj.

“Më lejoni që të mos pajtohem me ty sepse mënyra se si e kuptoj të vërtetën nuk është ky rasti. Na duhet ta kuptojmë versionin e të vërtetës së njerëzve të tjerë nëse ne duam vërtet paqe”.

Jeremiç vazhdoi duke thënë se Kosova për serbët është vendlindje e serbëve.

“Shumë prej nesh në Serbi, përfshirë edhe veten, e konsiderojmë Kosovën vendin më të shenjtë të eksiztencës serbe, vendlindja e shtetit serb, vendlindja e kishës serbe, vendlindja e gjithçkaje që ne ndiejmë për veten tonë si një identitet etnik”, tha Jeremiç.

Videoja e plotë nga debati:

Momenti i pyetjes së studentit shqiptar minuta e 56:37.

 

vuk jeremiç serbia kosova krime lufte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj