LIVE UPDATES
Bota

I konsideruar nga kritikët si "Kasapi i Teheranit"/ Kush ishte presidenti iranian, Ebrahim Raisi?

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se presidenca e Raisit është shënuar prej tërmeteve në rritje shoqërore dhe politike, dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Perëndimin.

20 Maj 2024, 12:43 Nga r.ll
I konsideruar nga kritikët si "Kasapi i Teheranit"/ Kush ishte
ebrahim raisi

IRAN- Ebrahim Raisi, presidenti iranian ultrakonservativ, që parashihej të bëhet lideri i ardhshëm suprem i vendit, ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Një helikopter, në të cilin ka qenë Raisi dhe ministri i tij i Jashtëm, është rrëzuar në terren malor në veriperëndim të Iranit, më 19 maj, teksa ka qenë duke u kthyer nga një vizitë prej Azerbajxhanit fqinj, dhe për pasojë të gjithë anëtarët në bord kanë vdekur.

Raisi, figurë e afërt për kohë të gjatë me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka qenë më parë shef i gjyqësorit, kur dyshohet të ketë luajtur rol kyç në një prej kapitujve më të errët të Republikës Islamike. Kleriku i linjës së ashpër do të kujtohet për mbikëqyrje të shtypjes brutale të protestave të pashembullta të vitit 2022, dhe ashpërsimit të ligjeve të lidhura me moralin.

Qindra persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, kur forcat qeveritare i kanë shtypur protestat e atij viti, të cilat kanë përbërë sfidën më të madhe në dekada për udhëheqësit klerikë. Raisi e ka mbrojtur shtypjen e protestave dhe i ka akuzuar qeveritë e huaja, dhe grupet opozitare për nxitje të marsheve.

Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se presidenca e Raisit është shënuar prej tërmeteve në rritje shoqërore dhe politike, dhe përkeqësim të marrëdhënieve me Perëndimin.

“Udhëheqësia e tij e reflekton një trend të politikbërjes gjithnjë e më të izoluar në krye të Iranit, pasi kështu konsolidohet kontrolli ultrakonservativ”, ka thënë ai.

Raisi është shkolluar në qytetet e shenjta shiite në Qom dhe Mashhad, ku ka lindur, më 1960. Ai më pas ka studiuar për teologji dhe jurisprudencë islamike, sipas udhëzimeve të Khameneit dhe klerikëve tjerë të fuqishëm.

Kritikët e Republikës Islamike e konsiderojnë Raisin si “kasap të Teheranit” për rolin e tij të dyshuar në ekzekutimet masive të të burgosurve politikë më 1988, kur ka qenë zëvendësprokuror i Teheranit. Më 1989, vitin kur Khamenei është bërë lider suprem, Raisi është emëruar kryeprokuror i Teheranit.

Ai e ka mbajtur atë pozitë deri më 1994, kur i është kërkuar të udhëheqë Organizatën Shtetërore të Inspektoratit, një trup gjyqësor, dhe atë pozitë e ka mbajtur për 10 vjet. Shefi i pushtetshëm i gjyqësorit, Mahmud Hashemi Shahrudi e ka emëruar Raisin si zëvendësin e vet më 2004.

Pas një dekade në atë rol, Raisi është emëruar prokuror i përgjithshëm i Iranit, më 2014. Dy vjet më vonë Khamenei e ka shpallur atë kujdestar të një faltoreje në Mashhad dhe një prej fonacioneve më të pasura të Iranit. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, Raisi nuk ka arritur të mposhtë kandidatin e atëhershëm, më vonë presidentin, Hassan Rohani.

Atëherë, Raisi ka siguruar 38 për qind të votave. Dy vjet më vonë, Khamenei është emëruar shef i gjyqësorit të Iranit. Të njëjtin vit, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar Raisin dhe tetë persona tjerë që përbëjnë rrethin e ngushtë të Khameneit. Raisi ka garuar për herë të dytë për president më 2021, në procesin zgjedhor që është konsideruar si pa kundërkandidat. Dhjetëra kandidatëve të moderuar dhe pro-reformave, u është pamundësuar kandidimi. Në atë proces është regjistruar dalja më e ulët ndonjëherë në zgjedhjet presidenciale prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Ngjitja e Ebrahim Raisit në presidencë, në vend që të hetohej për krimet kundër njerëzimit, për vrasje, zhdukje me forcë dhe torturë, përbën përkujtim të trishtë që pandëshkueshmëria mbretëron në Iran”, pati thënë Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, pas fitores së Raisit në zgjedhje.

Fitorja e Raisit e ka konsoliduar autoritetin e zyrtarëve të linjës së ashpër në Iran, të cilët i dominojnë tri degët kryesore të pushtetit. Nën administratën e Raisit, Irani i ka thelluar lidhjet me Kinën dhe Rusinë, dhe i ka përkeqësuar marrëdhëniet me Perëndimin dhe Izraelin, armikun më të madh të Teheranit.

Në zgjedhjet e mbajtura në mars të këtij viti, Raisi e ka siguruar ulësen në Asamblenë e Ekspertëve, trup që zgjedh liderin suprem të vendit. Vdekja e Raisit do të mund të komplikojë tani planin e Khameneit për zëvendësimin e tij, pasi të largohet nga pushteti. Raisi ka lënë mbrapa vetës gruan Jamileh Alamolhoda dhe dy vajza./REL

vdes ebrahim raisi

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci