Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi ka publikuar një shprehje ku thuhet se i korruptuari mbron të korruptuarit.

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi u shpreh se mbledhja e grupit të PS, ishte një test kritik për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. Në një reagim në llogarinë e tij në Facebook, Bardhi ka publikuar një shprehje ku thuhet se i korruptuari mbron të korruptuarit.
Sipas tij, SPAK-u ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, si dhe prova për presion ndaj dëshmitarëve përmes të fortëve dhe parave. Bardhi thekson se, Kryeministri është peng, por edhe Parlamenti po mbahet peng për të mbrojtur sistemin e korrupsionit.
REAGIMI:
MË NË FUND DEL HAPUR: I KORRUPTUARI MBRON TË KORRUPTUARIT! MË NË FUND, ZYRTARISHT PENG!
"Vendimi i “Gjykatës Supreme të Republikës – PS” për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut konfirmon atë që kemi thënë që në ditën e parë: Edi Rama është peng i Belinda Ballukut. I kapur në kurthin e korrupsionit që ka ndërtuar vetë, Edi Rama nuk është një kryeministër i lirë për të marrë vendime në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Përndryshe, nuk do të ishte i detyruar që, pas 10 vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi, të hiqte maskën propagandistike të reformatorit, duke u kthyer në pengesën madhore të drejtësisë!
SPAK-u ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, si dhe prova për presion ndaj dëshmitarëve përmes të fortëve dhe parave. Në çdo demokraci normale, Parlamenti do t’i hapte rrugë drejtësisë. Por sot pamë diçka tjetër: jo vetëm Kryeministri është peng, por edhe Parlamenti po mbahet peng për të mbrojtur sistemin e korrupsionit, me arkitekt Edi Ramën dhe zbatuese Belinda Ballukun e shumë të tjerë si ajo.
Kjo nuk është më vetëm një çështje e brendshme politike. Ky ishte një test kritik për Shqipërinë në raport me Bashkimin Europian. Europa kërkon sundim ligji dhe luftë reale kundër korrupsionit në nivelet më të larta, por Edi Rama zgjodhi korrupsionin dhe, pengimin e drejtësisë! Kur drejtësia bllokohet për të mbrojtur pushtetin, peng bëhet edhe integrimi europian.
Me qendrimin e Edi Ramës pro Belindës (korrupsionit), kundër drejtësisë (integrimit), konfirmohet e zeza mbi të bardhë: vendi qeveriset nga një kryeministër peng i një të pandehure të SPAK-ut. Kur shteti merret peng nga korrupsioni, fjala u mbetet qytetarëve. Më 12 mars, para Parlamentit, shqiptarët do t’i tregojnë Edi Ramës se Shqipëria nuk është peng i askujt.", shkruan Bardhi./Dosja.al
Albulena Haxhiu Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përsëritur të hënën se beson që dekreti i pre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Belinda Ballukun për punën e bërë në qeveri gjatë kësaj ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatos...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është e lirë për të hetuar Belinda Ba...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Ballukut, duke &cced...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se provat e Prokurorisë së Posaçme për Belinda Ballukun janë dokrr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se, Struktura e Posaçme e do Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK do të luftojë korrupsionin duhet të hetojë privatizimin e 4 HEC...
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që uli çmimin...