Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) do ta çojë shpejt në Gjykatën Kushtetuese këtë lëndë për shqyrtim.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përsëritur të hënën se beson që dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin është jokushtetues dhe që përderisa të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, ajo nuk mund të thërrasë seancë.
Sipas saj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) do ta çojë shpejt në Gjykatën Kushtetuese këtë lëndë për shqyrtim.
“Nëse ka dekret për shpërndarje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund ta vazhdojë punën. Nëse Gjykata Kushtetuese do të marrë masë të përkohshme, natyrisht që rrethanat do të ndryshojnë… vendimi i presidentes për të shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi, sepse është jokushtetues, është i ngutshëm dhe si i tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
Presidentja Osmani e ka prezantuar më 6 mars dekretin për të shpërndarë Kuvendin dhe rrjedhimisht për ta çuar vendin në zgjedhje, ndonëse datë nuk është përmendur ende. Ajo e ka arsyetuar këtë vendim, duke thënë se 5 marsi ka qenë afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës – meqë mandati i saj përfundon më 4 prill – por që deputetët kanë dështuar t’i përmbushin afatet ligjore.
Lëvizja Vetëvendosje në pushtet thirret në nene tjera të Kushtetutës dhe beson që dekreti nuk ka bazë, meqë procedurat për zgjedhjen e presidentit i ka nisur më 5 mars dhe ka afat prej 60 ditësh për ta finalizuar procesin.
Osmani insiston se afati 60-ditor do të duhej të shfrytëzohej para 5 marsit dhe i ka ftuar menjëherë partitë politike për të diskutuar datën e zgjedhje të parakohshme. Kryetarë të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës më 6 mars, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë prezente.
Haxhiu i ka bërë thirrje të hënën Gjykatës Kushtetuese që të dalë me një vendim sa më shpejt, meqë sipas saj, “pasojat mund të jenë të pariparueshme”.
“Thërras Gjykatën Kushtetuese, pa dashur që të kuptohet si ndërhyrje, por situatat aktuale janë të tilla që nevojitet vigjilencë, vëmendje, shpejtësi, profesionalizëm nga ana e Gjykatës Kushteutese dhe thërras që të gjithë ta lënë Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë punën e saj, sepse jam e bindur që në rrethana të tilla Gjykata mund të vendoset në presione nga kushdo, prandaj është e rëndësishme që ajo ta bëjë punën sa më profesionale dhe sa më shpejt, sepse është e rëndësishme që Kuvendi të vazhdojë punën”.
Në seancën e 5 marsit, Lëvizja Vetëvendosje i ka paraqitur dy kandidatë për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën.
Seanca është ndërprerë në mungesë kuorumi, në mungesë të partive opozitare.
Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mund të mbahet.
Për partitë opozitare, dy figurat e prezantuara nga LVV-ja kanë qenë të papranueshme dhe kanë insistuar që duhet arritur marrëveshje politike ose të prezantohet një figurë konsensuale.
Palët kanë zhvilluar disa runde bisedimesh në javët e fundit, mirëpo nuk kanë arritur pajtueshmëri.
Vetë presidentja Osmani e ka synuar edhe një mandat të dytë, mirëpo emrin e saj nuk e ka propozuar askush. Për LVV-në ajo nuk i ka pasur votat e nevojshme, ndërsa për partitë tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojshëm që i duhet figurës së presidentit./REL
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Belinda Ballukun për punën e bërë në qeveri gjatë kësaj ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga SPAK që me kërkesat që vjen në Kuvend, të jetë i armatos...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme është e lirë për të hetuar Belinda Ba...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK ka vepruar në mënyrë emocionale sa i takon rastit të Ballukut, duke &cced...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se provat e Prokurorisë së Posaçme për Belinda Ballukun janë dokrr...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se, Struktura e Posaçme e do Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se nëse SPAK do të luftojë korrupsionin duhet të hetojë privatizimin e 4 HEC...
TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që uli çmimin...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar se në takimin e fundit me kryeministrin Kurti është diskutuar për dy fi...