30 Maj 2023, 09:14
Nga m.s
Pjesë e një ndërtese banimi e cila thuhet se është dëmtuar nga një dron ukrainas në Moskë, Rusi
RUSI- Moska dhe zonat përreth saj u vunë në shënjestër të sulmeve me dronë, për të cilat Ministria Ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën.
“Këtë mëngjes, regjimi i Kievit nisi një sulm terrorist me dron në objektiva në qytetin e Moskës”, tha Ministria e Mbrojtjes.
“Tre prej tyre u shtypën nga lufta elektronike, humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e synuara. Pesë dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S në rajonin e Moskës".
Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, tha se sulmi i mëngjesit të së martës shkaktoi dëme të vogla në disa ndërtesa. "Të gjitha shërbimet e urgjencës së qytetit janë në vendngjarje ... Askush nuk është lënduar rëndë deri më tani", tha Sobyanin.
Moska, rrallë herë është vënë në shënjestër të sulmeve me dronë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, edhe pse sulme të tilla janë bërë më të zakonshme diku tjetër në Rusi. Në fillim të majit, dy dronë u rrëzuan mbi Kremlin në një sulm për të cilin fajësohej Ukraina, raporton "The Guardian".
Imazhet e postuara në rrjetet sociale treguan gjurmë tymi në qiell. Sulmi i rrallë në kryeqytetin rus erdhi pasi kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u përball me sulmin e tretë ajror në 24 orë.
sulm me drone ne rusi ukraine
Bota
30 Maj 2023, 09:08
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të It...
Bota
30 Maj 2023, 09:16
A.B
Joe Biden dhe Erdogan
SHBA-Presidentët e SHBA-së dhe Turqisë patën një bisedë telefonike pas rizgjedhjes së&nb...
Bota
30 Maj 2023, 09:08
m.s
Forcat e KFOR-it
KOSOVË- Në veri të Metohisë së Kosovës, nata ka kaluar e qetë. Forcat e KFOR-it ishin r...
Bota
30 Maj 2023, 09:02
a.l
Serbët vendosin tenda në Zubin Potok
KOSOVË- Protesta e thirrur sot nga qytetarët serbë, aktualisht është zhvilluar pa ...
Bota
30 Maj 2023, 08:56
m.s
Presidenti Vuçiç
SERBI-Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar ambasadorët e vende...
Bota
30 Maj 2023, 08:54
a.l
KFOR
KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në Veri të Kosovës. Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka bërë thirrje që ...
Bota
30 Maj 2023, 08:38
m.s
flamuri i Serbise
SERBI- Flamuri i Republikës së Serbisë, i cili ndodhet pranë monumentit të Millosh Obiliqit në Graç...
Bota
30 Maj 2023, 08:35
a.l
Protesta në Kosovë
KOSOVË- Partitë opozitare në Kosovë kanë bërë thirrje për shtensionim t&eum...
Bota
30 Maj 2023, 08:27
a.l
Ushtari i plagosur
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me situatën e tensioneve në veri të Kosovës ku 25 usht...
Bota
30 Maj 2023, 08:19
A.B
Policia
KOSOVË- Situata e sigurisë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mëngjesin e së martës është e qet&eu...