LIVE UPDATES
Bota

I panjohur jashtë Gjermanisë, kush është Boris Pistorius ministri gjerman i Mbrojtjes

Policia, siguria e brendshme, kriminaliteti kibernetik, migracioni dhe sporti kanë qenë temat e ministrit të Brendshëm që nga viti 2013.

17 Janar 2023, 14:47 Nga a.l
I panjohur jashtë Gjermanisë, kush është Boris Pistorius
Boris Pistorius

GJERMANI- Emri i Boris Pistorius (SPD) nuk ishte përmendur si kandidat për postin e ministrit të Mbrojtes pas dorëzimit të detyrës nga Christine Lambrecht (SPD). Policia, siguria e brendshme, kriminaliteti kibernetik, migracioni dhe sporti kanë qenë temat e ministrit të Brendshëm që nga viti 2013. Por juristi 62 vjeçar ka përvojë jo vetëm në drejtimin e një ministrie landi, ai sjell edhe një përvojë që është me siguri e kërkuar në Ministrinë Federale të Mbrojtjes: Boris Pistorius konsiderohet si zbatues i fortë dhe njeri i veprimit, cilësi që nevojiten me urgjencë për të rikuperuar dobësitë e Bundeswehrit. Pas sulmit rus në Ukrainë, kancelari Scholz premtoi 100 miliardë euro fond të posaçëm për ushtrinë. Me këtë duhet që Bundesëwehri të modernizohet, ushtria gjermane ankohet për pajisje të vjetëruara luftarake, ajo ka pak municion dhe shumë probleme personeli. E ngarkuara për mbrojtjen e Bundestagut, Eva Högl paraqiti një pamje të zymtë të trupës gjermane së fundmi dhe tha se nevojiten 300 miliardë euro për të aftësuar Bundeswehrin për të ardhmen.

Pak kohë për ambientim

Olaf Scholz ka vendosur për Pistorius edhe sepse ka besim, se ai e përvetëson shpejt një materie komplekse. Sepse e parë nga ana ushtarake kjo është fushë e panjohur për Pistorius. Veç kryerjes së shërbimit ushtarak në vitet 1980/81, ai nuk ka pasur shumë përvojë me ushtrinë. Përvojë ai ka me policinë. Në Saksoninë e Poshtme ai e ka ristrukturuar aparatin e sigurisë së landit, me shumë policë të rinj dhe idenë se policia duhet të jetë e pranishme për qytetarin në nevojë. Ai e sheh policinë si partnere komunikimi për shoqërinë, dhe shtyllë të rëndësishme të demokracisë. Këtu bënte pjesë edhe projekti për të mbajtur larg policisë përpjekjet e depërtimit të ekstremistëve të djathtë.

Ambicie në nivel federal politik

Pistorius është parë si politikan që ka parë përtej kufirit të landit sakson. “Përmbytja në Ahrtal, sulmi me shkelje të së drejtës ndërkombëtare i Putinit në Ukrainë kanë efekte për sigurinë e brendshme edhe në Gjermani e Saksoni të Poshtme -këto janë dy zhvillime, që e theksojnë këtë rëndësi”, është shprehur ai së fundmi. Prej kohësh Pistorius është parë si politikan me ambicie edhe në federatë. Në vitin 2017, socialdemokrati ishte në kabinetin në hije të kandidatit Martin Schulz, në rast fitoreje ai mund të bëhej ministër i Brendshëm. Për këtë post ai u përmend edhe në vitin 2021 në kabinetin Scholz. Në vitin 2019, Pistorius kandidoi së bashku me Petra Köpping për postin e bashkëkryetarit të SPD-së dhe doli në garë edhe kundër Scholz. Në fund fituan Saskia Esken dhe Norbert-Walter Borjans.

Verbalisht sulmues dhe i qartë në deklarata

Me vendimin përBoris Pistorius, Scholz heq dorë nga linja e deritanishme që në kabinetin qeveritar burrat dhe gratë të jenë të përfaqësuar në mënyrë të barabartë. Tani burrat janë në shumicë. Pistorius është një tip tjetër nga Olaf Scholz. Verbalisht sulmues dhe i qartë në të shprehur. Ai ka studiuar juridik në Osnabrück dhe Münster. Pistorius është i ve dhe ka dy fëmjë. Në tetor 2016 u bë e njohur që ai është i lidhur me Doris Schröder-Kopf, ish-bashkëshorten e katërt të ish-kancelarit Gerhard Schröder. Por çifti aktualisht është i ndarë.

Pistorius njihet për humorin e tij. Një anekdotë mes qarqeve gazetareske: Para zgjedhjeve të vitit 2021 një reporter e pyeti Pistorius në sallën e Këshillit Federal, për një intervistë. Por reporteri e kishte ngatërruar Pistorius me Armin Laschet (CDU), që donte të bëhej kancelar gjerman. Pistorius nuk la të kuptohej asgjë dhe e bëri të qartë situatën pak para fillimit të intervistës live. Në fund të qeshurat kaluan edhe tek reporteri./DW

boris pistorius

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit