LIVE UPDATES
Bota

Sulmi të tjetër i mundshëm nga Teherani? Analiza: Çfarë është THAAD dhe pse SHBA po ia dërgon atë Izraelit tani

Pentagoni theksoi më 13 tetor se Sistemi për Mbrojtje Terminale të Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD), do ta forcojë mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit. Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë ky kundërajror dhe ushtarët amerikanë në Izrael.

16 Tetor 2024, 08:17 Nga M.B
Sulmi të tjetër i mundshëm nga Teherani? Analiza:
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta dërgojnë në Izrael një sistem të përparuar kundërajror dhe rreth 100 ushtarakë për të punuar me të. Pentagoni theksoi më 13 tetor se Sistemi për Mbrojtje Terminale të Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD), do ta forcojë mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit. Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë ky kundërajror dhe ushtarët amerikanë në Izrael.

THAAD-i është një nga sistemet kundërajrore më të përparuara dhe më të fuqishme në arsenalin e Shteteve të Bashkuara. Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme. Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.

“Ky është një sistem kundërajror shumë më superior”, tha Hossein Aryan, ekspert i mbrojtjes nga Britania.

Gama e tij është shumë [më] e gjerë” krahasuar me sistemet kundërajrore të Izraelit, sipas tij.

Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim pasi Irani i hodhi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm, sipas ekspertëve, vuri në pah të metat e mbrojtjes ajrore të Izraelit. Aryan tha se sulmi i Iranit e nxiti Uashingtonin ta forcojë mbrojtjen ajrore të Izraelit në rast të “ndonjë sulmi të tjetër mundshëm nga Teherani”.

Breshëria e madhe raketash e Teheranit – që ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë nga Irani kundër armikut të vet të përbetuar – u bë si përgjigje ndaj inkursionit të Izraelit rishtazi në Liban, si dhe si hakmarrje për vrasjen e aleatëve kyçë të Iranit në rajon.

Izraeli e uli rëndësinë e dëmit të shkaktuar nga sulmi i Iranit. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se rreth 30 raketa balistike ranë në apo përreth bazës ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Ato shfaqin dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe vrima në pistën e bazës.

Baza Nevatim strehon avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. Ekspertët thonë se raketat iraniane për pak sa nuk i goditën disa prej avionëve luftarakë të vendosur atje. Ndërkohë, një raketë ra afër shtabit të Mossadit, agjencisë së inteligjencës izraelite, në Tel Aviv, duke e krijuar një gropë të thellë.

Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit raketor të Iranit. Ndërkohë, një sulm me dronë nga Hezbollahu - grupi i armatosur dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor - i vrau katër ushtarë izraelitë në një bazë më 13 tetor.

Shahank Johsi, hulumtues nga Kings College në Londër, tha se Uashingtoni po e zhvendos kundërajrorin THAAD “sepse parashikon se hakmarrja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian do të jetë një sulm i madh dhe i jashtëzakonshëm”.

Kjo “ka shumë mundësi ta nxitë një sulm tjetër iranian”, shtoi ai. Joshi, i cili është redaktor në revistën The Economist, tha se Izraeli e ka një varg opsionesh, nga sulmimi i objekteve të armatimit të Iranit te sulmimi i lidershipit apo zonave bërthamore.

“Cilindo opsion që e zgjedh, lidershipi i Iranit me gjasë do të hakmerret me forcë”, theksoi ai./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj