LIVE UPDATES
Bota

I uroi vdekjen vajzës së Melonit/ "Jam mbyllur në shtëpi," profesori: Kam bërë gabim të madh, mesazhin e mora nga ChatGPT! Më shqetëson siguria ime personale

Ai shtoi se të premten pa në televizor që qeveria nuk po merrte distancë nga lufta në Izrael, kështu që i kërkoi ChatGPT-t ti krijonte një mesazh kundër Melonit. Sipas tij ato fjalë të tmerrshme i nxorri ChatGPT-ja dhe më pas i publikoi.

2 Qershor 2025, 10:13 Nga N.F
I uroi vdekjen vajzës së Melonit/ "Jam mbyllur në
Stefano Addeo dhe Meloni

ITALI- Stefano Addeo, mësuesi që i uroi vdekjen vajzës së kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka dhënë një intervistë për La Repubblica. Addeo ka theksuar gjatë intervistës se është penduar për atë që bëri dhe i kërkoi falje Melonit. Mësuesi shtoi se mesazhin e shpërndarë në rrjete sociale e quan një “gabim” që erdhi nga përdorimi i ChatGPT.

Ai shtoi se të premten pa në televizor që qeveria nuk po merrte distancë nga lufta në Izrael, kështu që i kërkoi ChatGPT-t ti krijonte një mesazh kundër Melonit. Sipas tij ato fjalë të tmerrshme i nxorri ChatGPT-ja dhe më pas i publikoi.

Ai tha se nuk mund të dalë nga shtëpia, pasi dikush e ka ndjekur edhe me makinë. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të takohej me Melonin, ai u shpreh se do ta përqfonte dhe do ti kërkonte fjalje.

Intervista për La Repubblica:

Profesor, e kuptoni rëndësinë e asaj që ndodhi?

Addeo: Kam bërë një gabim të madh. Postimi ishte i së premtes në mbrëmje, ndërsa të shtunën në mëngjes e fshiva.”

Në postime të tjera, ju u dëshironit të njëjtin fat fëmijëve të Tajanit dhe Salvinit, si palestinezëve…

Addeo: Ato janë ilustrime që i gjej dhe i shpërndaj, nuk më kujtohet të kem shtuar ndonjë koment personal. Por tani po keqpërdoret, edhe njerëzit e pafajshëm bëjnë gabime.

Si ndodhi që formulove mendime të tilla?

Addeo: Nuk isha unë, ishte inteligjenca artificiale. Të premten pashë në televizor që qeveria nuk po distancohej nga lufta në Izrael; i kërkova ChatGPT që të më shkruante një mesazh kundër Melonit. Dhe doli ajo gjë e tmerrshme. E postova. Kjo ndodhi, tani nuk di më çfarë të bëj.

Nuk menduat fare para se ta publikoni?

Addeo: Mendja ime ndoshta nuk do ta kishte krijuar atë mesazh. Kur e lexova për një moment thashë: o Zot, çfarë ligësie… Por të premten në mbrëmje kisha planifikuar të postoja diçka, dhe të shtunën në mëngjes kuptova se nuk mund të vazhdoja normalisht me fëmijët. Më duhej më shumë kohë për ta përballuar.

Po flasim për një feminicid të një vajze të re…

Addeo: Natyrisht, më vjen shumë keq për atë vajzë. ChatGPT doli më keqdashëse sesa mendoja. Unë jam katolik, mbroj të drejtat e kafshëve, ndihmoj fëmijë në spitale, jam vegjetarian. Vlerat e mia janë shumë larg asaj që shkrova. Jam i majtë, por kjo nuk justifikon mesazhe të tilla. Duhet të fshija të gjitha rrjetet, njerëzit duan të më sulmojnë. Po përballem me pasoja shumë të rënda.

Çfarë lloj pasojash?

Addeo: Të dielën dola me qenin, më njohën nga një makinë dhe më ndoqën. M’u desh të hyj me vrap në shtëpi.

Keni denoncuar ndonjë gjë?

Addeo: Jam i mbyllur në shtëpi, pres që të më shoqërojë ndonjë person i afërt. Më hedhin domate në derë.

Ju jeni mësues. Si do t’u shpjegoni nxënësve këtë?

Addeo: Nga nxënësit kam mbështetje: më njohin dhe më duan. Kam ndjekur kurse kundër bullizmit online dhe mendoja se isha imun ndaj rrjeteve sociale, por kjo doli jashtë kontrollit. Më vjen keq që profesioni im është vënë në pikëpyetje; ministria ka nisur hetime, ndërsa drejtoresha ime nuk më mbështet. Shpresoj që të ketë mirëkuptim.

A mund të ketë pasoja ligjore?

Addeo: Më shqetëson më shumë siguria ime personale.”

Keni fëmijë?

Addeo: Jo, jetoj me nënën time 90-vjeçare që kujdesem për të. Dy vite më parë, në një zjarr në shtëpi, humbi babai im, ishte një tragjedi e madhe.”

Nëse do ta takonit kryeministren Meloni, çfarë do t’i thoshit?

Addeo: Do ta përqafoja, do i kërkoja falje dhe do qaja me të. Vajzës së saj i uroj të gjitha të mirat dhe do t’i thosha të jetë shumë e kujdesshme me rrjetet sociale.

meloni stefano addeo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj