Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në qendër të krizës politike në Portugali është një firmë konsulence në pronësi të familjes së kryeministrit

Portugali - Kryeministri portugez, Luís Filipe Montenegro njoftoi sot se do të kërkojë një votëbesim për qeverinë që drejton prej një viti, e cila mund të çojë në rënien e saj, nëse dy partitë më të mëdha opozitare nuk e mbështesin atë, siç kanë bërë deri më sot.
Në qendër të kësaj krize të re politike që mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, të tretat që nga viti 2022, është një firmë konsulence në pronësi të familjes Montenegro.
Kjo kompani ka lidhur kontrata me kompani të tjera private, nga të cilat opozita thotë se ka përfituar kryeministri. Montenegro mohon se ka pasur ndonjë konflikt interesi.
"Vendi ka nevojë për sqarim politik, pasi nuk mund të mbetet rob i egoizmit dhe taktikave të opozitës,"- i tha kryeministri-parlamentit, duke shtuar se Portugalia nuk ka nevojë të shkojë në një zgjedhje të tretë, ndërsa partia e tij është gati për një të tillë.
Aktualisht është e paqartë se kur kërkesa e Montenegros do të hidhet në votim në parlament.
Socialistët dhe partia e ekstremit të djathtë Chega, të cilat së bashku kontrollojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlament, kanë thënë se do të refuzojnë mocionin e besimit ndaj qeverisë.
Në bazë të Kushtetutës kjo do të thotë se qeveria do të bjerë. Që nga viti 1974, pas rivendosjes së demokracisë, janë paraqitur 11 propozime të tilla dhe vetëm një u refuzua nga parlamenti, në vitin 1977.
Analistët presin që pas votimit, presidenti Marcelo Rebelo de Sousa të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë kontrollon vetëm 80 vende në parlamentin prej 230 vendesh. Socialistët kanë 78 deputetë dhe Chega 50.
Turqi - Akif Çağatay Kılıç, këshilltar i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për çështjet e Politikë...
foto ilustruese SHBA- Në shtetin e Teksasit ka ditë që po përhapet sëmundja e fruthit. Fruthi, i cili ishte eliminuar që n&eu...
Foto ilustruese SHKUP- Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH...
foto ilustruese KINA- Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim ësht...
foto ilustruese BARCELONË- Autoritet në Barcelonë kanë zhvilluar një operacion të madh kundër trafikut të mari...
foto ilustruese UASHINGTON- Një Gjykatë e Lartë e SHBA nuk pranoi të lejojë administratën e Presidentit Donald...
Foto ilustruese UKRAINË- Raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka b&eu...
Zhenhao Zou LONDËR- Një student i doktoraturës është dënuar për raste të abuzimit seksual, përkat&eu...
Foto ilustruese RUSI- Trupa të shtrirë në rrugët e Buçës. Dyshime për vrasjen e të burgosurve të luftës...
Ratcliffe SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, tha drejtori i Agj...