5 Mars 2025, 17:28
Nga N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një grant investimesh prej 2.4 milionë eurosh, që do të përdoren për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor në pikën kufitare të Tabanovcës, që lidh vendin me Serbinë.
Marrëveshja u nënshkrua të mërkurën, më 5 mars, nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, dhe shefi i zyrës së BERZH-it në Shkup, Fatih Turkmenoglu.
Projekti është pjesë e një pakete investimesh prej 7.6 milionë eurosh për krijimin e një pikëkalimi të përbashkët kufitar, që synon "përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve mes dy vendeve".
Në kuadër të këtij projekti, BERZH-i paraprakisht miratoi një kredi prej 5 milionë eurosh dhe një grant prej 250.000 eurosh.
"Në këtë mënyrë do të përmirësojmë komunikimin midis dy shteteve sepse do të kemi ‘one stop shop’ [kontroll i përbashkët kufitar] edhe në pjesën hekurudhore, kur udhëtohet me tren. Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje për rivendosjen e linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve midis Shkupit dhe Beogradit, për të cilën padyshim janë të nevojshme përpjekje nga të dyja palët. Bëhet fjalë për një projekt me vlerë totale prej 7.4 milionë euro në pjesën ndërtimore dhe 250.000 euro në pjesën e shërbimeve konsultative dhe mbikëqyrjes", tha ministri Nikoloski.
Projekti parashikon ndërtimin e një ndërtese të re të përbashkët për shërbimet kufitare, doganore dhe inspektuese të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe rinovimin e objekteve ekzistuese në Tabanovcë. Gjithashtu, do të ndërtohet infrastrukturë e re rrugore dhe komunale.
Ndërtimi pritet të nisë këtë vit, pas përzgjedhjes së kontraktorit, dhe të përfundojë brenda dy vjetësh. Linja hekurudhore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është pjesë e Korridorit 10, që lidhet me zgjerimin e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, tha se me këto investime, BE-ja po mbështet drejtpërdrejt përpjekjet për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Korridorit 10 dhe për të përmirësuar lidhjet rajonale.
Shefi i BERZH-it, Fatih Turkmenoglu, tha se ky projekt është dëshmi "e mbështetjes së vazhdueshme të Bankës Evropiane për përmirësimin e infrastrukturës së vendit", duke e cilësuar atë si "një investim kyç për nxitjen e rritjes rajonale dhe forcimin e lidhjeve hekurudhore në Ballkanin Perëndimor"./REL
berzh shkup serbia
Bota
5 Mars 2025, 17:26
E. D
foto ilustruese
KINA- Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim ësht...
Bota
5 Mars 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
BARCELONË- Autoritet në Barcelonë kanë zhvilluar një operacion të madh kundër trafikut të mari...
Bota
5 Mars 2025, 16:59
r.ll
foto ilustruese
UASHINGTON- Një Gjykatë e Lartë e SHBA nuk pranoi të lejojë administratën e Presidentit Donald...
Bota
5 Mars 2025, 16:50
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka b&eu...
Bota
5 Mars 2025, 16:14
E. D
Zhenhao Zou
LONDËR- Një student i doktoraturës është dënuar për raste të abuzimit seksual, përkat&eu...
Bota
5 Mars 2025, 16:42
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Trupa të shtrirë në rrugët e Buçës. Dyshime për vrasjen e të burgosurve të luftës...
Bota
5 Mars 2025, 16:09
N.F
Ratcliffe
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë “pezulluar” ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, tha drejtori i Agj...
Bota
5 Mars 2025, 15:05
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhersh...
Bota
5 Mars 2025, 15:00
Aleksandër Lukashenko
BJELLORUSI - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u ka bërë thirrje ekspertëve në vend...
Bota
5 Mars 2025, 14:44
B.Z
Foto ilustruese
SERBI - Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në Serbi, si për pengimin e punës së Parlamen...