Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Megjithatë, IKSHPK-ja u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të lajmërohen menjëherë te mjeku nëse kanë simptoma të kësaj sëmundjeje. Kjo është hera e dytë që lija e majmunëve, e njohur si mpox, shpallet emergjencë globale nga OBSH-ja.
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në vend nuk ka asnjë rast me linë e majmunëve dhe as vend për panik, pasi një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik.
Megjithatë, IKSHPK-ja u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të lajmërohen menjëherë te mjeku nëse kanë simptoma të kësaj sëmundjeje. Kjo është hera e dytë që lija e majmunëve, e njohur si mpox, shpallet emergjencë globale nga OBSH-ja.
“MSH/IKSHPK njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”, tha IKSHPK-ja në një njoftim në Facebook.
Ajo tha se në laboratorët e vet i ka në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta me linë e majmunëve.
“Profesionistët shëndetësor rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes”, thuhet në njoftim.
Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.
Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup. Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit me linë e majmunëve, dhe 517 vdekje. Deri më tani, 17 shtete kanë raportuar raste të infektimit me këtë virus./ REL
Foto ilustruese AFGANISTAN- Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që k...
Kamala Harris “Ajo ka të qeshurën e një të çmendure.” Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij,&nbs...
Foto ilustruese GJERMANI- Aktivistët e "Brezi i fundit" kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngje...
fotot ilustruese RUSI- Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë kanë urdhëruar të enjten evakuimin e detyrueshëm të...
Foto ilustruese IRANI- Irani është duke ia zënë frymën gjithë botës, prej kur është zotuar se do të sulmo...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri ...
Prishtine KOSOVË- Policia e Kosovës tha të enjten se e ka arrestuar një shtetas serb të dyshuar për kontrabandë me mallr...
Foto ilustruese MAQEDONI- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muaji...
Toomaj Salehin IRAN- Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vd...
Foto ilustruese RUSI- Një burrë rus ka refuzuar të largohet prej shtëpisë së tij në rajonin kufitar, deri në moment...