LIVE UPDATES
Bota

Arsyet e shtyrjes së sulmit të premtuar të Iranit kundër Izraelit

Sulmi për të cilin është zotuar Republika Islamike nënkupton hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

15 Gusht 2024, 13:00 Nga N.F
Arsyet e shtyrjes së sulmit të premtuar të Iranit kundër
Foto ilustruese

IRANI- Irani është duke ia zënë frymën gjithë botës, prej kur është zotuar se do të sulmojë Izraelin, më shumë se dy javë më parë – vendim që ekspertët besojnë se mund ta përfshijë të gjithë rajonin në luftë.

Sulmi për të cilin është zotuar Republika Islamike nënkupton hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, pas vrasjes së Haniyehut ka thënë se Irani është i detyruar të hakmerret për “mysafirin” e tij. Gjithë bota ka qenë në pritje të një sulmi “të shpejtë” iranian në dy javët e fundit, dhe kjo pritje ka rezultuar shpesh me histeri në rrjetet sociale, me parashikime që një sulm i Iranit dhe aleatëve të tij, përfshirë grupin militant të Libanit, Hezbollah, mund të ndodhë brenda orësh.

“Mendoj se ata e shijojnë këtë periudhë, duke e parë Izraelin në pritje, dhe duke paguar një çmim të madh ekonomik dhe psikologjik”, ka thënë Raz Zimmt, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

Mirëpo, pritja është thikë me dy tehe që dëmton edhe Iranin me aleatët e tij.

“Ndikimi negativ në Izrael, qoftë stresi që shkaktohet, mobilizimi ushtarak, por edhe pasojat ekonomike, nuk janë të kufizuara vetëm në Izrael, por prekin edhe Iranin dhe Libanin”, ka paralajmëruar Michael Horowitz, shef i inteligjencës në Qendrën konsultuese Le Beck International, me bazë në Bahrejn.

Analistët kanë thënë se ideja që Irani është duke e vonuar hakmarrjen, sepse po e shijon efektin psikologjik, është më shumë një arsyetim, sesa një strategji e mirëfilltë. Ata janë pajtuar që debatet e brendshme intensive, kompleksiteti i koordinimit me grupet bashkëpunuese, dhe vlerësimi i rreziqeve të lidhura me sulmin, janë disa prej faktorëve që kanë kontribuuar në hezitimin e Iranit.

Zimmt ka thënë se Irani po përballet me “dilemë të madhe”, sepse derisa Khamenei dhe Garda Revolucionare Islamike e Iranit dëshirojnë të frenojnë Izraelin, ka zëra në Iran që janë të shqetësuar se një sulm i shkallës së gjerë mund të përfshijë Iranin në luftë me Izraelin, dhe madje edhe me Shtetet e Bashkuara.

Nëse është marrë vendimi si të jetë përgjigjja pas vrasjes së Haniyehut, koordinimi me Hezbollahun dhe anëtarë tjerë të të ashtuquajturit Boshti i Rezistencës – rrjeti i grupeve rajonale të Teheranit – është një proces që merr kohë.

Një tjetër faktor që ndikon në vendimmarrjen e Iranit është edhe rritja e pranisë së ushtrisë amerikane në rajon, madje edhe më tepër sesa në prill, kur Irani e pati kryer një sulm të pashembullt me raketa kundër Izraelit.

“Po shohim mobilizim më të madh [prej SHBA-së] sesa në prill, çka ndoshta lidhet me shkallën e kërcënimit, pasi Irani mund të kryejë sulm më të madh sesa ai në prill”, ka thënë Horowitz.

“Mesazhi që po përhap SHBA-ja përmes pozicionimit të armëve sulmuese dhe mbrojtëse, mund të jetë pikërisht lloji i mesazhit që duhet në këtë fazë”.

Teherani nuk ua ka vënë veshin thirrjeve të Perëndimit për të treguar përmbajtje, dhe ka insistuar se ka të drejtë legjitime për t’u përgjigjur pas vrasjes së Haniyehut në territorin iranian. Megjithatë, thirrjet e vazhdueshme telefonike që i janë bërë presidentit iranian, Masud Pezeshkian dhe ministrit të Jashtëm në detyrë të Iranit, Ali Baqeri-Kani, kanë rritur spekulimet që tentimet diplomatike kanë ndihmuar në shtyrje të sulmit.

“Jam skeptik që diplomacia është e mjaftueshme për të ndryshuar tërësisht kalkulimet e Iranit”, ka thënë Horowitz.

“Irani do të bëjë atë që beson se është në interesin e vet më të mirë, pavarësisht thirrjeve që i bëhen”. Irani, në anën tjetër, ka sugjeruar se një tjetër lloj diplomacie mundet “ta shtyjë” sulmin e premtuar: një armëpushim i përhershëm në Gazë, në luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës, ka spekuluar se Irani mund të jetë duke kërkuar rrugë për të arsyetuar zbutjen e tonit, dhe një armëpushim eventual në Gazë mund të jetë “fitorja diplomatike” që i duhet. Zimmt ka thënë se armëpushimi në Gazë mund të mos jetë aq i rëndësishëm për Iranin, mirëpo ia ofron Teheranit “një arsyetim për ta legjitimuar këtë vonesë, si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit”.

Ai ka thënë se një armëpushim mund të ndikojë në ulje të shkallës së sulmit të Iranit, apo edhe të përzgjedhjes së ndonjë metode tjetër për hakmarrje, që nuk nënkupton sulm direkt ndaj Izraelit. Mbetet mister se kur dhe si do të përgjigjet Irani, mirëpo siç janë gjërat tani, Teherani nuk duket se ka opsione të mira para vetes.

“Vendimmarrësit në Teheran mund të jenë në kërkim të një çelësi të artë”, ka thënë Sabet.

Sipas tij, dëshira e Iranit është të kryejë sulm hakmarrës, jo aq dobët që të mos ketë as efekt simbolik, por edhe jo aq të fuqishëm që të shkaktojë një përshkallëzim të pakontrolluar, që çon drejt një lufte të madhe. Prandaj, Teherani, ose do të detyrohet të kryejë sulm të zbehtë, ose një të tillë që rrezikon luftë të madhe.

“Të dyja opsionet bartin rreziqe të mëdha”, ka thënë Horowitz, “si për parashikimet rreth fuqisë së Iranit në rajon, ashtu edhe mundësinë e goditjes së Iranit mbrapsht në ndonjë konflikt”./ REL

izrael iran sulm

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend