LIVE UPDATES
Bota

Kryeministrit japonez në largim transformoi politikën e jashtme të vendit

Në një njoftim të papritur të mërkurën, Kishida tha se ai nuk do të marrë pjesë në garë për kreun e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, që do të thotë se ai do të japë dorëheqjen si kryeministër pas zgjedhjeve të brendshme të udhëheqjes së partisë muajin e ardhshëm.

15 Gusht 2024, 07:32 Nga N.F
Kryeministrit japonez në largim transformoi politikën e jashtme
Fumio Kishida

JAPONI- Kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ka njoftuar se do të japë dorëheqjen, ndihmoi në transformimin e politikës së jashtme të Japonisë, duke rritur rolin e saj global dhe duke përshpejtuar një zgjerim të madh ushtarak, pavarësisht përballjes me sfidat e brendshme që përfundimisht çuan në largimin e tij.

Në një njoftim të papritur të mërkurën, Kishida tha se ai nuk do të marrë pjesë në garë për kreun e Partisë Liberale Demokratike në pushtet, që do të thotë se ai do të japë dorëheqjen si kryeministër pas zgjedhjeve të brendshme të udhëheqjes së partisë muajin e ardhshëm.

Gjatë mandatit trevjeçar të Kryeministrit Kishida, tensionet gjeopolitike globale u përshkallëzuan ndjeshëm. Ai u përgjigj duke ndërmarrë disa hapa për ta afruar vendin e tij me Perëndimin dhe për të zbutur kufizimet ushtarake të vetë-imponuara të Japonisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një nga arritjet më të shquara të zotit Kishida ishte rritja e buxhetit të mbrojtjes. Sipas një plani pesë-vjeçar të shpallur në vitin 2022, Japonia është në rrugën e duhur për t'u bërë vendi i tretë në botë për nga shpenzimet ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Nën udhëheqjen e Kryeministrit Kishida, Japonia njoftoi për herë të parë se do të blejë raketa që mund të godasin vende të tjera, duke thyer një tabu prej dekadash kundër blerjes së armëve që mund të përdoren për të sulmuara vende të tjera.

Zoti Kishida thelloi gjithashtu lidhjet ushtarake të Japonisë me partnerët, duke forcuar aleancën e saj me Shtetet e Bashkuara dhe duke rritur bashkëpunimin me Filipinet, Australinë, Korenë e Jugut dhe NATO-n.

Një arsye kryesore që zoti Kishida ishte në gjendje të bënte shumë ndryshime të rëndësishme në politikën e sigurisë së Japonisë ishte sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili filloi katër muaj pasi zoti Kishida mori detyrën e kryeministrit të vendit.

"Zoti Kishida e kuptoi shumë shpejt se kjo ishte një pikë kthese e madhe në historinë e pasluftës", thotë Daniel Sneider, ekspert i politikave për Azinë Lindore në Universitetin e Stanfordit.

Megjithëse lufta e Ukrainës ishte në anën tjetër të botës, Kryeministri Kishida e shihte atë si një shkelje të parimeve themelore të rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore, "e para prej të cilave ishte mospërdorimi i forcës për të ndryshuar kufijtë", tha eksperti Sneider.

Për shumë japonezë, mësimi nga lufta në Ukrainë ishte i qartë: vendi kishte nevojë për një politikë të jashtme më proaktive – veçanërisht me vendet e saj fqinje si Rusia, Kina dhe Korenë e Veriut, që synojnë gjithnjë e më shumë të prishin rendin rajonal të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Shembulli i Ukrainës ishte i përsosur për të bindur japonezët se bisedat në mënyrë paqësore nuk mjaftojnë dhe se diçka tjetër duhet bërë”, thotë Mieko Nakabayashi, ish-ligjvënëse japoneze dhe profesore në Universitetin Waseda të Tokios.

Ndonëse Japonia nuk është angazhuar për të mbrojtur Tajvanin, Kryeministri Kishida ka zgjeruar mbështetjen retorike të Japonisë për vendin ishull. Ai ka rritur gjithashtu bashkëpunimin ushtarak me vendet që synojnë të ruajnë “status quonë” në ngushticën e Tajvanit.

Në forumet ndërkombëtare, Kryeministri Kishida ka paralajmëruar vazhdimisht se, "Ukraina sot mund të jetë Azia Lindore nesër", një deklaratë që shumë analistë e panë si një referencë mbi rrezikun e pushtimit të Tajvanit nga Kina.

Me politikën e jashtme më bindëse dhe me vlera, Kryeministrit Kishida fitoi admirimin e shumë udhëheqësve në Perëndim, por trashëgimia e tij në vend është më e ndërlikuar.

Gjatë tre viteve të tij në detyrë, Kryeministri Kishida pati vlerësime të ulëta për punën e tij. Sipas një ankete, në korrik ai dhe kabineti i tij qeveritar kishin mbështetjen e vetëm 15.5% të japonezëve.

Shumë votues japonezë nuk janë të kënaqur me mënyrën si Kryeministri Kishida e ka trajtuar ekonominë. Politikat e qeverisë së tij nuk arritën të tejkalonin stanjacionin ekonomik të gjatë të Japonisë dhe vendi u përball me inflacion të lartë, që shkaktoi rritjen e çmimeve të konsumit, veçanërisht pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Ai respektohej nga udhëheqësit ndërkombëtarë për shkak të rolit të tij të vazhdueshëm në mbrojtje të demokracisë, por brenda Japonisë, atij i mungonin aftësitë udhëheqëse”, thotë profesoresha e Universitetit Waseda të Tokios, Mieko Nakayabashi./ VOA

fumio kishida japoni

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend