Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas saj, Vulin dhe Lavrov kanë diskutuar, mes tjerash, edhe për modele dhe mekanizma për shtrirje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe organizatës BRICS - grup i krijuar prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.
MOSKË- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, është takuar të mërkurën në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilën, siç ka thënë Qeveria e Serbisë, janë pajtuar për “interesimin e të dyja shteteve për përmirësim të partneritetit strategjik serbo-rus”.
“Zëvendëskryeministri Vulin e ka përsëritur se është krenar që Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse, dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, është thënë në deklaratën e Qeverisë serbe.
Sipas saj, Vulin dhe Lavrov kanë diskutuar, mes tjerash, edhe për modele dhe mekanizma për shtrirje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe organizatës BRICS - grup i krijuar prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut. Vulin është për vizitë zyrtare në Moskë.
Më 12 gusht, ai ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që tregtia ruso-serbe ka vazhduar, “pavarësisht tentimeve për të vendosur kufizime”. Kjo është vizita e tij e dytë në Rusi, prej kur është zgjedhur zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, më 2 maj.
Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin, Vullin është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, por Serbia nuk e ka ndërruar asnjëherë qasjen ndaj Moskës.
Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, ndonëse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i kërkohet të vendosë masa. Refuzimi është arsyetuar me lidhjet miqësore me Rusinë./ REL
Moduro VENEZUELË- Disa ekspertë të Kombeve të Bashkuara kanë thënë se ekziston mungesë e transparencës bazike ...
Zjarri PREVALLË- Një zjarr i vogël që panë banorët dhe vizitorët e Prevallës më 5 gusht, dyshohet se u sh...
Kamala Harris SHBA- Kritikët e Nënpresidentes Kamala Harris po përdorin përkatësinë e saj gjinore si kartë kundër s...
jahti i djegur SPANJË- Një varkë dhjetë metra e gjatë u dogj plotësisht në brigjet e Majorkës, ndërsa pasagjer...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitjes në pushtet në Afganistan p&eum...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Kamala Harris po kryeson ndaj Donald Trump në pesë shtete, që konsi...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti dhe kandidati republikan presidencial për zgjedhjet amerikane, Donald Trump tha se do të largohet nga Amerika d...
Foto ilustruese KOSOVË- Pas 35 vjetëve në Zvicër, Zekrija Ramushi vendosi të kthehej në Kosovë për më shum&eum...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka vazhduar ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës. Gjatë natës dhe të mërkurën, sip...
Foto ilustruese BULLGARI- Ligji i ri i stilit rus ndalon propagandën e supozuar LGBTQ në shkolla. Shumë bullgarë janë dako...