LIVE UPDATES
Bota

India, Katari, Turqia? Analiza e DW: Kush mund të ndërmjetësojë në Ukrainë

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi në vizitën e tij të fundit në Kiev u pozicionua si ndërmjetësues. Po cilat janë vendet që një ditë mund të ndikojnë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

26 Gusht 2024, 08:43 Nga I.A
India, Katari, Turqia? Analiza e DW: Kush mund të
Zelensky dhe Erdogan

Të krijosh shanse negociimi - ky përmendet gjithnjë si qëllim i mundshëm i Ukrainës, prandaj edhe ushtria ukrainase më 6 gusht depërtoi në territorin rus. Sipas të dhënave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski pas pushtimeve në rajonin Kursk qëndron objektivi i krijimit të një zone të ndërmjetme në territorin e agresorit. Ekspertët ushtarakë kanë dyshime, nëse Ukraina mund t'i mbajë për një kohë të gjatë këto territore. Por në Kiev duket të jetë e qartë - nëse një ditë fillojnë negociatat, Rusia nuk ka për t'u tërhequr nga Donbasi, Zaporishja apo Krimeja pa kërkuar një çmim për këtë. Negociatat janë ende larg, por për rastin, kur ato herët a vonë do të fillojnë, ka disa vende që vijnë në konsideratë si ndërmjetësues.

India

"India është e bindur, se asnjë problem nuk zgjidhet në fushën e betejës", këtë ide e hodhi kryeministri Narendra Modi në Varshavë, para se të nisej me tren në Kiev, ku u takua javën që po mbaron me presidentin Zelenski. Sipas Modit ai po shikon për "perspektivat e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit aktual të Ukrainës". India nuk e ka dënuar asnjëherë hapur invazionin rus dhe ruan një bashkëpunim të ngushtë ekonomik me Rusinë, duke blerë në mënyrë masive armë prej saj. Nga fillimi i luftës, India blen madje më shumë naftë nga Rusia duke ndihmuar kështu industrinë e luftës. Pamjet e përqafimit të Modit me presidentin rus në Moskë nuk e bëjnë më të lehtë synimin për ndërmjetësim të Indisë. Mbetet të shihet, se sa ndërmjetësues i përshtatshëm do të jetë Modi pas përqafimit edhe me presidentin Zelenski në Kiev. Vetë Modi tha se ai vetë personalisht është i gatshëm.

Kina

Edhe Kina prej kohësh nga ana ekonomike faktikisht është në anë të Rusisë, duke e përdorur si treg shitjeje por Rusia është edhe një furnizuese me lëndë të parë me rëndësi për Kinën. Pekini ka abstenuar gjithmonë në votimet në Këshillin e Sigurimit. Në vend të kritikojë Rusinë për luftën, presidenti Jinping e priti në maj Putinin me nderime ushtarake. Kina megjithatë e ka ofruar veten si ndërmjetësuese. Më 24 shkurt 2023, përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë, ky vend prezantoi një plan me 12 pika që paraqiste pozicionin kinez. Si pika kryesore ishin integriteti territorial, respektimi i së drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtja e popullsisë civile, por edhe refuzimi i sanksioneve të njëanshme.


Jinping dhe Putin takohen në Astana, 3 korrik 2023Fotografi: Sergey Guneyev/Pool Sputnik Kremlin/AP/picture alliance
Kina dërgoi të dërguar të saj të posaçëm në disa nga vendet neutrale të jugut global. Ajo nuk mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Paqes në Zvicër në qershor 2024 - Ukraina akuzoi Pekinin atëherë se po e hedh poshtë këtë format.

Brazili

Pas vizitës së të dërguarit kinez në Brazil, ky vend së bashku me Kinën paraqiti një plan gjashtë pikësh. Nga palët kërkohet që të mos e zgjerojnë më tej zonën e konfliktit dhe se Rusia e Ukraina duhet të hyjnë në dialog të drejtpërdrejtë. Kërkohet përjashtimi i mundësisë së përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë, mbrojtja e civilëve dhe shkëmbimi i të burgosurve.

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva nuk ka pasur ndonjë sukses si ndërmjetuses. Në vitin 2023 takimet si me Putinin dhe me Zelenskin dështuan dhe ai u shpreh, se asnjë nga palët nuk është e interesuar për paqen. Në konferencën e Zvicrës da Silva nuk e nënshkroi një dokument përfundimtar, duke thënë, se asnjë konflikt nuk mund të zgjidhet, nëse flitet vetëm me njërën palë. Por Brazili për të dy vendet është një partner i rëndësishëm në skenën diplomatike, kur të vijë koha që të ketë negociata. Këtu mendohet, se Lula mund të arrijë diçka.

Katari

Katari e ka ofruar veten si ndërmjetës jo vetëm në konfliktin e Lindjes së Mesme, por edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Madje në Doha u zhvilluan deri në fillim të gushtit bisedime sekrete premtuese, raportoi disa ditë më parë Washington Post. Këto dështuan nga ofensiva ukrainase në Kursk. Vitet e fundit, Katari ka fituar një pozicion të rëndësishëm si vend ndërmjetësues në konflikte të shumta.

Shteti i vogël por i pasur i Gjirit duket të ketë mësuar nga konflikti diplomatik dhe bojkoti nga vendet e tjera arabe dhe afrikano-veriore në vitet 2017-2021 se është gjithashtu e dobishme për sigurinë e tij të ndërtojë marrëdhënie të qëndrueshme me shumë partnerë të ndryshëm.

Turqia

Në pranverën e vitit 2022, Rusia dhe Ukraina pothuajse ranë dakord për një armëpushim pas negociatave në tokën turke - por masakra e trupave ruse në Butsha, Ukrainë i shkatërroi shpresat për përfundimin e luftimeve. Për shkak të vendndodhjes së saj në të dy anët e Bosforit, Turqia kontrollon hyrjen në Detin e Zi dhe për këtë arsye mund të ushtrojë presion në të dyja anët.

Nga korriku 2022 deri në korrik 2023, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan përdori kapitalin e tij diplomatik dhe e arriti marrëveshjen me të dyja palët që lejuan transportin e sigurt të grurit ukrainas nga deti. Rusia nuk e deshi më zgjatjen e mekanizmit të transportit. Ajo që mbetet është dëshmia, se Turqia mund të ndërmjetësojë me sukses ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Afrika e Jugut, Senegali, Zambia, Unioni Afrikan

Ndoshta ndërmjetësuesit e nënvlerësuar në këtë konflikt vijnë nga Afrika - një kontinent që është i rëndësishëm për të dyja palët ndërluftuese: Rusia po zgjeron sistematikisht ndikimin e saj, veçanërisht në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore. Ukraina po vepron kundër kësaj në pika të caktuara dhe po kërkon aleatë të mundshëm - Ministri i Jashtëm ukrainas, Kuleba ishte në Zambia, Malavi dhe Mauritius në fillim të gushtit.

Presidenti i Zambias, Hakainde Hichilema ka vepruar tanimë personalisht si ndërmjetësues: në qershor 2023, ai udhëtoi së bashku me homologët e tij Cyril Ramaphosa nga Afrika e Jugut, Macky Sall nga Senegali dhe Azali Assoumani nga Komoret (vend kryesues i Unionit Afrikan në atë kohë) me përfaqësues nga shtete të tjera në Kiev dhe Shën Petersburg. Por udhëtimi nuk solli ndonjë rezultat të prekshëm. Megjithatë, disa shtete afrikane kanë vazhduar të angazhohen, si për shembull në Zvicër ose në raundin vijues të bisedimeve në Zhidah në fillim të gushtit. Mjaft vende në Afrikë kanë interes që të marrë fund lufta mes Rusisë dhe Ukrainës./DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj