LIVE UPDATES
Bota

Infermierja britanike shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave

Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Çester në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016.

18 Gusht 2023, 16:18 Nga I.A
Infermierja britanike shpallet fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave
Lucy Letby

ANGLI- Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe për tentim-vrasjen e gjashtë të tjerëve në një spital të neonatologjisë ku ajo punonte. Lucy Letby, 33-vjeçare, u përball me gjykim që nga tetori i vitit të kaluar. Ajo u akuzua se kishte injektuar viktimat – foshnje të cilat ose ishin të sëmura ose kishin lindur para kohe – me ajër, i ka mbiushqyer me qumësht dhe i ka helmuar me insulinë.

Një juri në Gjykatën Mbretërore të Mançesterit e gjeti atë fajtore pasi për 22 ditë shqyrtoi lëndën e saj. Letby ishte arrestuar pas vdekjeve të disa foshnjave në njësinë neonatale të spitalit Çester në veriperëndim të Anglisë. Vdekjet kishin ndodhur nga qershori i vitit 2015 deri në qershor të vitit 2016.

Prokuroria tha se Letby kishte “kalkuluar” gjithçka dhe kishte përdorur metoda të vrasjes “që nuk lanë shumë gjurmë pas”.

Letby vazhdimisht ka mohuar se u ka bërë keq foshnjave. Gjatë gjykimit janë dëgjuar edhe dëshmitë e kolegëve të infermieres, të cilët thanë se kishin vërejtur se Letby kishte qenë në punë në çdo rast kur foshnjat e porsalindura kishin vdekur. Letby ishte arrestuar dhe ishte liruar dy herë. Ajo u arrestua për herë të tretë më 2020 dhe që atëherë gjendet në burg.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e saj, policia kishte gjetur dokumente të spitalit dhe shënime të cilat i kishte shkruar vetë Letby. Në një prej shkrimeve thuhej: “Jam e lig, unë e kam bërë këtë”.

Letby më vonë pretendoi se ky shënim ishte bërë pasi ishte transferuar të kryente punë administrative pas vdekjes së dy trinjakëve. Infermierja ka mohuar akuzat dhe ka sugjeruar se një “bandë” prej katër mjekësh po tentonin që t’ia hidhnin fajin asaj për shkak të dështimeve të spitalit sa i përket përkujdesjes së foshnjave.

Britania është përballur në të kaluarën me raste kur mjekët kanë vrarë pacientët e tyre. Rasti më i njohur është i mjekut Harold Shipman, i cili në vitin 2000 u dënua për vrasjen e 15 pacientëve. Më vonë u gjet se Shipman kishte vrarë 250 pacientë duke i injektuar me morfinë. Ai vrau veten në burg më 2004.

Marrë nga REL

lucy letby

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj