LIVE UPDATES
Bota

Inflacioni i lartë kërcënon rizgjedhjen e Presidentit Erdogan, qytetarët flasin për VOA: Çmimet janë rritur 100%!

Në Kadiköy, një lagje e Stambollit ku jeton shtresa e mesme e popullsisë, njerëzit rreshtohen në pritje të iftarit që shënon fundin e një dite agjërimi.

12 Prill 2023, 17:54 Nga k.m.

 

Inflacioni i lartë kërcënon rizgjedhjen e Presidentit Erdogan,
Foto ilustruese

TURQI- Ndërsa Turqia po përballet me një shkallë të lartë inflacioni dhe rritje çmimesh, muaji i shenjtë i Ramazanit ofron një periudhë lehtësimi për disa, me ushqime falas për iftar. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, analistët thonë se anketat e opinionit publik tregojnë se inflacioni aktualisht përbën kërcënimin më të madh në përpjekjet për rizgjedhjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në Kadiköy, një lagje e Stambollit ku jeton shtresa e mesme e popullsisë, njerëzit rreshtohen në pritje të iftarit që shënon fundin e një dite agjërimi. Disa presin më shumë se një orë për një sanduiç dhe supë. Sipas Ahmetit, i cili nuk dëshiron të japë emrin e plotë, kjo është shenjë e kohëve të vështira për popullin turk.

“I shikoni gjithë këta njerëz po presin vetëm për të marrë një racion të vogël ushqimor! Fatkeqësisht, gjithçka është shtrenjtuar. Qiratë, ekonomia. Është bërë keq për njerëzit”.

Bashkia e Stambollit, e kontrolluar nga opozita, po ofron ushqim falas. Në mbarë vendin, qytetet e mëdha nën kontrollin e opozitës po bëjnë të njëjtën gjë. Ndërsa afrohen zgjedhjet për parlament dhe për postin e presidentit opozita po përpiqet të tërheqë vëmendjen për shkallën e lartë të inflacionit, aktualisht më shumë se 55%.

Ata fajësojnë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan për politikën e tij të pazakontë të uljes së normave të interesit, në vend të rritjes së tyre për të kontrolluar inflacionin. Atilla Yesilada është analist për Turqinë në organizatën “GlobalSource Partners”.

“Është shkatërruese. Rreth 80% e të anketuarve ankohen për kushtet ekonomike. 80% mendojnë se gjërat janë përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit. Mesatarisht, 60% mendojnë se do të përkeqësohen edhe më tej gjatë 12 muajve të ardhshëm.”

Në një treg të qytetit, fermerët përpiqen të shesin prodhimet e tyre. Shumë ankohen për mungesën e klientëve dhe thonë se po luftojnë për të mbijetuar.

“Krahasuar me vitin e kaluar, çmimet janë rritur 100% dhe më shumë. Çmimi i ushqimit për kafshët është dyfishuar. Kemi vështirësi në prodhimin dhe shitjen e vezëve. Po ashtu edhe për qumështin. Është jashtëzakonisht i kushtueshëm,”- thotë për Zërin e Amerikës fermerja Meral.

Të njëjtin mendim ndan edhe fermeri Yusuf Kahveci, me kompaninë bujqësore “Akasya Agriculture”.

“Çmimi i karburantit u rrit 100 për qind. Qiraja e tokës është rritur jashtëzakonisht shumë. Tarifa e punëtorit ishte 150 lira turke dhe tani ka shkuar në 400.”

Një nga arritjet më të mëdha të Presidentit Erdogan ishin vitet e rritjes ekonomike të papara ndonjëherë dhe krijimi i një klase të mesme të fuqishme fetare. Analistët thonë se pjestarët e kësaj shtrese druheshin se mund të humbisnin fitimet e tyre, nëse Presidenti Erdogan humbiste pushtetin përballë partive pro-laike. Por rritja e shkallës së inflacionit mund të ndryshojë këtë perceptim politik, thotë për Zërin e Amerikës Osman Sert, drejtor i kompanisë “Panoramatr Research”.

“Kriza ekonomike po dëmton të gjitha segmentet dhe komunitetet. Kjo po ul efektet e polarizimit, sepse si konservatorët, ashtu edhe laikët dhe të gjithë të tjerët po preken pothuajse njësoj nga inflacioni dhe kriza ekonomike”.

Aktualisht, Presidenti Erdogan po përpiqet të ndryshojë axhendën. Vënia në punë e aeroplanmbajtëses së parë të Turqisë të hënën, tha Presidenti Erdogan, nxjerr në pah se ai e ka kthyer vendin në një fuqi rajonale, një përpjekje për të siguruar bazën që e mbështet atë, nacionalistët fetarë. Rezultatet e zgjedhjeve të muajit që vjen do të tregojnë nëse kjo bazë do të vazhdojë të jetë besnike ndaj tij./VOA

zgjedhjet ne turqi recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria