12 Prill 2023, 17:09
Nga a.l
Jeffrey Donladson
IRLANDA E VERIUT- Udhëheqësi i Partisë Unioniste Demokratike (DUP), Sir Jeffrey Donaldson tha se pati një diskutim shumë të shkurtër me presidentin amerikan Joe Biden sot. Teksa iu referua ngërçit politik në Stormont, Donaldson tha se presidenti Biden e bëri të qartë që nuk do të ndërhynte në këtë çështje.
"Ai e bëri të qartë se nuk është këtu për të ndërhyrë," shtoi ai, duke iu referuar ngërçit aktual politik në Stormont.
Donaldson tha se nuk e kuptonte se presidenti po i kërkonte partisë së tij të bënte më shumë për të rivendosur ndarjen e pushtetit.
"Sigurisht, si të gjithë ne, ai dëshiron të shohë përsëri institucionet politike në funksion, por ne jemi shumë të qartë se kjo mund të ndodhë vetëm kur të kemi themelet e forta që na duhen", tha ai.
Ai shtoi se mirëpriti komentet e presidentit për kontributet e Ulster-Scots në Amerikë.
"Ai e kuptoi nevojën për të sjellë ekuilibër në atë që kishte për të thënë", tha ai.
Presidenti amerikan Joe Biden ka nisur një vizitë katër-ditore në Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës. Vizita e tij vjen në kuadër të 25 vjetorit të Marrëveshjes së së Premtes së Mirë, një marrëveshje paqeje që ndihmoi t'i jepet fund 30 viteve të konfliktit të dhunshëm në Irlandën e Veriut. Presidenti u përshëndet nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak pas uljes në Air Force One të martën mbrëma.
joe biden jeffrey donaldson
Bota
12 Prill 2023, 17:10
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij Mbretit Charles III muajin e a...
Bota
12 Prill 2023, 17:00
a.l
Joe Biden shkon në Republikë
IRLANDA E VERIUT- Pas përfundimit të fjalimit në Universitetin Ulster, presidenti amerikan Joe Biden...
Bota
12 Prill 2023, 16:59
k.m.
Trigger Cut
BRITANI E MADHE- Një grup punk nga Gjermania është ndaluar të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për sh...
Bota
12 Prill 2023, 16:51
a.l
Joe Biden
IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan, Joe Biden ka përfunduar fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast duke krahasuar Ir...
Bota
12 Prill 2023, 16:42
a.l
Joe Biden
IRLANDA E VERIUT- Në fjalimin e mbajtur në Universitetin Ulster në Belfast, Biden përshëndeti nënshkrimin e M...
Bota
12 Prill 2023, 16:40
A.B
Ushtaret
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës i quan "kafshë" ushtarët rus që dyshohet se u prenë kokën ushtar&...
Bota
12 Prill 2023, 16:42
k.m.
Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi komandën detare jugore të vendit të tij të martën dhe theksoi nevoj&eu...
Bota
12 Prill 2023, 16:39
k.m.
Bashkimi nënë e bir
TURQI- Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë dy muaj më parë la pas shumë viktima dhe jet&e...
Bota
12 Prill 2023, 16:33
a.l
Joe Biden
IRLANDA E VERIUT- Presidenti amerikan Joe Biden në fjalimin e tij në Universitetin Ulster në Belfast tha se shpreson që...
Bota
12 Prill 2023, 16:33
k.m.
Pamje nga banesa
SHBA- Dalin pamjet nga shtëpia që NASA prezantoi dje, në të cilën nga qershori, 4 persona do të mbyllen...