Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zgjerimi i luftimeve në pjesën qendrore të Gazës bëri që Kombet e Bashkuara të ngrenë alarmin të martën mbi ndikimin që sulmet izraelite kanë tek popullata civile.
GAZË- Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurën në disa pjesë të Rripit të Gazës. Një ditë më parë komentet e zyrtarëve izraelitë mbi zgjerimin e operacioneve ushtarake tokësore, ngjallën shqetësime në Kombet e Bashkuara, mbi fatin e popullatës civile. Të mërkurën, Izraeli kreu sulme nga toka dhe ajri në qytetin e Gazës, që shtrihet në pjesën veriore të rajonit, atje ku Izraeli përqendroi fillimisht fushatën e tij ushtarake, me qëllim eliminimin e grupit militant Hamas.
Po këtë javë, janë zhvilluar operacione edhe në pjesën qendrore të Gazës, përfshirë ato zona ku ndodhen kampe të shumta refugjatësh. Pjesa më e madhe e popullatës së rajonit është detyruar të largohet nga shtëpitë për shkak të luftimeve. Ata janë grumbulluar në strehimore të mbingarkuara ndërsa po hasin në vështirësi për t’iu larguar atyre zonave, ku Izraeli njofton se do të kryejë sulme. Dërgesat në ndihma humanitare janë kufizuar për shkak të luftimeve, duke krijuar mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe karburant.
"Nuk ka një rrugë të shkurtër në çmontimin e një organizate terroriste", tha të martën shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi, duke iu referuar Hamasit.
Zgjerimi i luftimeve në pjesën qendrore të Gazës bëri që Kombet e Bashkuara të ngrenë alarmin të martën mbi ndikimin që sulmet izraelite kanë tek popullata civile. Më shumë se 100 palestinezë u vranë në dy ditë këtë javë.
"Forcat izraelite duhet të marrin të gjitha masat në dispozicion për të mbrojtur civilët. Paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nuk i shfajësojnë ata nga detyrimet që kanë në raport me ligjin ndërkombëtar humanitar", tha zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seif Magango. Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani lidhur me rritjen e ndihmës humanitare në Gazë.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej gjithashtu se “të dy udhëheqësit diskutuan dhe mbi nevojën urgjente për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, përfshirë shtetasit amerikanë”. Katari dhe Egjipti ndërmjetësuan armëpushimin e shkurtër dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit në fund të nëntorit. Por përpjekjet aktuale diplomatike kanë dështuar.
Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se ministri izraelit për Çështjet Strategjike Ron Dermer u takua të martën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan për bisedime mbi disa çështje që lidhen me konfliktin në Gazë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Sullivan dhe zoti Dermer diskutuan mbi nevojën e kalimit në një fazë tjetër të luftës, për t'u përqendruar në goditjen e objektivave kryesore të Hamasit. Po kështu dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi planet për Gazën e pas luftës, përfshirë qeverisjen dhe sigurinë e rajonit.
Më 7 tetor, militantët e Hamasit kryen një sulm terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona, e marrë peng 240 të tjerë, nga të cilët 129 vazhdojnë të jenë në duart e grupit militant. Si përgjigje, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin duke nisur një sulm ajror, tokësor dhe detar në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 21 mijë palestinezë, të dhëna këto të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën një ndarje mes popullatës civile dhe numrit të militantëve të vrarë./VOA
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli ka kthyer trupat e 80 palestinezëve në Gaza, pasi kishte kryer procesin e identifikimin nëse ishin apo jo&...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti tha se liderët e BE-së dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e kishin ...
foto ilustruese BRITANI- Prej pesë vjetësh, për herëtë parë nuk ka pasur asnjë kalim këtë Krishtlindje në...
Gaza GAZA- Ndërsa luftimet vazhdojnë në Gazë, izraelitët dhe palestinezët po mendojnë për hapat që do t&e...
Ilmi Ismaili TETOVË- Policia e Maqedonisë së Veriut ka vënë pranga 60-vjeçarin, Ilmi Ismaili i cili dyshohet se pas sherrit...
Kulla Eiffel FRANCË- Kulla Eiffel, një prej atraksioneve më të mëdha turistike në botë, u mbyll për publikun më...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tajip Erdogan vazhdon me deklaratat e tij kundër Izraelit dhe liderit të këtij shteti, Benjamin Netanyahu...
Oliver Ivanoviç KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës shpalli të pavlefshme disa nene të Ligjit për pagat në sektorin publik...
shaoli greenglick IZRAEL- Ministria e Mbrojtjes në Izrael ka raportuar për vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të saj të...