LIVE UPDATES
Bota

Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme, vrasjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut sollën kërcënime për luftë

Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.

4 Gusht 2024, 20:20 Nga r.ll
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme, vrasjet e liderëve
foto ilustruese

LINDJA E MESME- Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t'u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.

Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit.

Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”.

Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët.

Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”.

Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar.

Këto sulme rritën frikën për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij ndaj Izraelit si dhe për mundësinë e nisjes së një lufte rajonale edhe më shkatërruese.

Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Po ashtu ministritë e Jashtme të këtyre dy vende kërkuan që qytetarët e tyre të largohen përkohësisht edhe nga Irani, duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës së tij ajrore.

Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.

Në një tjetër zhvillim, ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi do të udhëtojë në Iran në një vizitë të rrallë për të diskutuar zhvillimet rajonale me homologun e tij Iranian.

Vizita e zotit Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.

Izraeli është përgatitur për çdo skenar tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa akuzoi grupin militant Hamas për dështimin e negociatave.

“Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë ua përsëris armiqve tanë: ne do të përgjigjemi dhe do të godasim me saktësi. Do të marrë një goditje të fortë çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front”, thekosoi ai.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 njerëz në sulmin e tyre të befasishëm në Izraelin jugor tetorin e kaluar.

Ofensiva masive e Izraelit e nisur në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 39550 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve.

Po ashtu lufta ka zhvendosur disa herë shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Veç Hamasit edhe grupi militant Hezbollah ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin përgjatë kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës, në atë që grupi militant thotë se synon të lehtësojë presionin ndaj aleatit të tij të mbështetur nga Irani, Hamasit. Sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme janë shtuar me shpejtësi muajt e fundit./VOA

situata ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj