4 Gusht 2024, 15:15
Nga N.F
Venezulë
VENEZUELË- Shtatë vende të Bashkimit Evropian (BE), përfshirë Italinë, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën, u kanë bërë thirrje së bashku autoriteteve në Venezuelë t’i publikojnë shpejt procesverbalet zgjedhore, për të garantuar transparencë në lidhje me zgjedhjet e fundjavës së kaluar, njoftoi Zyra e Kryeministres italiane.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Venezuelës e shpalli presidentin Nicolas Maduro, i cili është në pushtet prej vitit 2013, fitues të zgjedhjeve të 28 korrikut, me 51 për qind të votave, duke nxitur menjëherë akuza nga opozita për vjedhje votash.
Opozita thotë se, bazuar në numërimin e saj të hollësishëm, kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez, me gjasë i ka fituar 67 për qind të votave. Deklarata e përbashkët e vendeve të BE-së iu bashkua kritikave nga vendet e jashtme për mënyrën se si Qeveria venezuelase i ka organizuar zgjedhjet.
Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Argjentinën, e kanë njohur Gonzalezin si fitues të zgjedhjeve. Javën e kaluar, ministrat e Grupit 7 shprehën solidaritet me popullin e Venezuelës dhe shqetësimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve venezuelase t’i publikojnë menjëherë të gjitha regjistrat e votimit, për të garantuar integritet dhe transparencë në procesin zgjedhor”, thuhet në komunikatën e shtatë vendeve të BE-së, e cila përfshirë edhe Portugalinë, Holandën dhe Poloninë.
“Opozita thotë se i ka mbledhur dhe publikuar më shumë se 80 për qind e regjistrave zgjedhore nga të gjitha qendrat e votimit. Verifikimi është thelbësor për njohjen e vullnetit të popullit venezuelas”, thuhet në njoftim./ REL
venezulë be zgjedhjet
Bota
4 Gusht 2024, 14:24
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij të përbetuar, forcat e siguris&e...
Bota
4 Gusht 2024, 13:26
S.B
Ayman Safadi
TEHERAN- Mediat shtetërore iraniane raportuan se ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, do të udh&e...
Bota
4 Gusht 2024, 12:35
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrae...
Bota
4 Gusht 2024, 11:57
I.A
Liban
FRANCË- Franca u bëri thirrje të dielën qytetarëve të vet në Liban të largohen nga vendi i Lindjes së Me...
Bota
4 Gusht 2024, 11:20
I.A
UKRAINË- Forcat e Armatosura të Ukrainës i rrëzuan pesë dronë gjatë një sulmi me dronë dhe raketa nga Rusia n&eum...
Bota
4 Gusht 2024, 10:46
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari Olaf Scholz ishte mjaft i lehtësuar kur priti dymbëdhjetë nga personat e liruar në aeroportin...
Bota
4 Gusht 2024, 10:11
S.B
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi të shtunën vonë një muaj paraburgim për pesë p...
Bota
4 Gusht 2024, 09:16
S.B
pamje nga ngjarja
IZRAEL- Një palestinez goditi për vdekje me thikë një grua dhe plagosi tre të tjerë në Izrae...
Bota
4 Gusht 2024, 08:28
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se shpreson që Irani të tërhiqet nga kërcënimet për h...
Bota
4 Gusht 2024, 08:11
E. D
fotot ilustruese
ITALI- Një rrufe ka guditur plazhin e resortit të njohur turistik në Itali Alba Adriatica. Mediat italiane bë...