Aksident tragjik në Cërrik/ Dy automjete përplasen më njëra-tjerën, humbin jetën dy persona dhe plagoset një tjetër (EMRAT)
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
Aksidenti fatal në Cërrik/ Identifikohen viktimat, në pritje të rezultatit të ekspertizave 14 Korrik, 22:14 ...
“Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë”/ Rama për projektin në Zvërnec: Nu...
Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Deklarata e ministres serbe për "spastrimin etnik" të Kosovës/ Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërk...
Banka Botërore në raportin e fundit Rajonal vuri në dukje se investimet e huaja direkte për çdo vend pune janë rritur në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit gjatë periudhës 2021–2025, krahasuar me vitet 2016–2020.

TIRANË- Investimet e huaja në Ballkanin Perëndimor po bëhen gjithnjë e më intensive në kapital, ndërsa për çdo shumë të investuar po gjenerohen më pak vende pune se më parë.
Banka Botërore në raportin e fundit Rajonal vuri në dukje se investimet e huaja direkte për çdo vend pune janë rritur në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit gjatë periudhës 2021–2025, krahasuar me vitet 2016–2020.
Treguesi mat raportin ndërmjet vlerës së investimit dhe numrit të vendeve të punës që krijohen. Rritja e tij do të thotë se projektet e reja kërkojnë më shumë kapital për çdo vend pune të hapur, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt investimeve më të mëdha, më të kushtueshme dhe më pak intensive në punësim.
Shuma e investuar për një vend pune pas pandemisë shënoi rritjen më të fortë në Shqipëri me mbi 300% në krahasim me periudhën 2016-2020, ndërsa Serbia u rendit e dyta, me rreth 190%. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shënuan rritje më të moderuara, në intervalin rreth 80–90%.
Në Bosnjë-Hercegovinë, shpenzimi kapital për vend pune mbeti pothuajse i pandryshuar, duke treguar se struktura e projekteve të investimeve nuk ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me periudhën e mëparshme. Kosova paraqiti një ecuri të ndryshme, pasi në periudhën 2021–2025 investimet e huaja për një vend pune u ngadalësuan.
Madhësia e projekteve të investimeve u rrit në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërmjet viteve 2010 dhe 2025, me përjashtim të Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi.
Rritja u bë më e dukshme në Shqipëri pas vitit 2020, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë kishte nisur që prej vitit 2018. Në vlerë absolute, projektet më të mëdha u regjistruan në Mal të Zi, e ndjekur nga Serbia.
Kjo prirje tregon se investimet e huaja po orientohen më shumë drejt projekteve që kërkojnë shuma të mëdha për ndërtesa, pajisje, teknologji dhe infrastrukturë, por që nuk po krijojnë një numër të lartë vendesh pune. Për rrjedhojë kapitali i investuar po rritet më shpejt se punësimi i gjeneruar prej tij.
Rritja e shpenzimeve kapitale për vend pune mund të ketë edhe efekte pozitive, nëse lidhet me teknologji më të avancuar, automatizim dhe rritje të produktivitetit. Por në rastin e vendeve të Ballkanit treguesi nuk provon se projektet janë më produktive apo se po krijojnë vende pune më cilësore.
Investimet në sektorin e energjisë sidomos parqet fotovoltaike, prodhim energjie apo në pasuri të paluajtshme, gjenerojnë kapital por jo punësim./Monitor.al
Donald Trump SHBA- Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifat që mblodhi p...
SHBA- Çmimi i naftës së papërpunuar Brent u ngjit në pak mbi 84 dollarë për fuçi, pasi u rrit me gati 10% t&e...
IRAN- Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se raketat e lëshuara nga Irani goditën dy nga tankerët e saj n&...
IRAN- Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave në Iran, me synimin për të...
Donald Trump SHBA- Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim ndaj Iranit, duke bërë të ditur se SHBA planifikojn&...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Europian po vlerëson kufizime të reja të gjera të aksesit të fëmijëve dhe të adol...
Donald Trump SHBA- Donald Trump pritet të flasë për informacionin e ri të deklasifikuar në lidhje me planet e dyshuara t&eum...
Foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane pritet të nisë zbatimin e një bllokade detare ndaj Iranit të martën në orën...
Përveç që përhapnin mesazhe në kanalet e Telegramit për ta mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për ta lartë...
Volodymyr Zelenskyy, Emmanuel Macron PARIS- Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një marrëveshje të re të rëndësi...