LIVE UPDATES
Bota

Investimi 750 mln euro dështon! Pas tërheqjes së Kushnerit, kush do ta marrë projektin në Serbi? Emri i Emirateve del në skenë për Shtabin e Përgjithshëm

Tërheqja e kompanisë së Kushnerit, “Affinity Partners”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e planeve të reja për ndërtim në vendin ku dikur ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë.

23 Dhjetor 2025, 12:46 Nga M.L
Investimi 750 mln euro dështon! Pas tërheqjes së Kushnerit, kush
Foto ilustruese

Pas njoftimit të kompanisë së Jared Kushnerit - dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump - se tërhiqet nga ndërtimi i një kompleksi luksoz në qendër të Beogradit, rasti i ish-ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Serbi nuk është mbyllur.

Tërheqja e kompanisë së Kushnerit, “Affinity Partners”, nuk e ka përjashtuar mundësinë e planeve të reja për ndërtim në vendin ku dikur ka qenë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë.

Me një ligj të veçantë, autoritetet serbe u kanë hequr statusin e trashëgimisë kulturore godinave të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, më 1999, duke i hapur rrugë shembjes së kompleksit.

Informacione zyrtare për planet e mëtejshme nuk ka, por në publik përmenden investitorë të mundshëm të rinj, përfshirë edhe kompaninë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”, e cila është partnere e Serbisë në projektin “Beogradi në ujë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në reagimin e tij të parë, i ka akuzuar të gjithë ata që kanë qenë kundër projektit, duke thënë se kanë shkatërruar një investim të vlefshëm.

Demonstruesit dhe aktivistët antiqeveritarë, të cilët nuk e mbështesin ndërtimin, kanë thënë - edhe pas tërheqjes së kompanisë së Kushnerit - se do ta vazhdojnë “luftën” e tyre.

Projektit i janë kundërpërgjigjur edhe ekspertët, të cilët insistojnë se duhet të bëhet rindërtimi dhe jo shembja e kompleksit të dikurshëm të Shtabit të Përgjithshëm.

Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi, gjithashtu, ka njoftuar se do të vazhdojë me rastin, pasi ka ngritur një aktakuzë kundër ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për falsifikim dokumentesh - gjë që ka çuar në humbjen e statusit të trashëgimisë kulturore për Shtabin e Përgjithshëm.

Që nga maji i vitit 2024, kur është nënshkruar kontrata me kompaninë e Kushnerit, autoritetet janë përballur me probleme gjatë përpjekjeve për realizimin e projektit.

Çfarë do të ndodhë tani?
Përfaqësuesit e pushtetit, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, nuk kanë folur konkretisht për hapat e ardhshëm.

Deri më tani, prej tyre janë dëgjuar vetëm kritika.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka quajtur kundërshtarët e projektit “idiotë”, duke thënë se, për shkak të tyre, ka dështuar një investim prej 750 milionë eurosh.

Ai ka paralajmëruar se do ta heqë reklamën e Ushtrisë së Serbisë, e cila mbulon fasadën e njërës prej dy ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm tash e sa vite.

“Tani do të zbulohet, që njerëzit të shohin se sa e tmerrshme duket”, ka thënë Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë më 16 dhjetor, duke shtuar se është “vetëm çështje kohe, para se tulla dhe gurë të fillojnë të bien”.

Disa ditë më vonë, paralajmërimi i Vuçiçit është realizuar, pasi pankarta është hequr.

Ai ka paralajmëruar edhe kallëzime penale, të cilat, siç ka thënë, “do t’i paraqesë personalisht” kundër “të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në shkatërrimin e investimit”.

Vuçiç e ka akuzuar për pengim të projektit edhe një pjesë të policisë dhe prokurorisë.

Lajmi për tërheqjen e kompanisë “Affinity Partners” ka dalë disa orë pasi Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ka ngritur aktakuzë kundër disa zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në rastin e kompleksit të Shtabit të Përgjithshëm.

Mes tyre është edhe ministri i Kulturës i Serbisë, Nikolla Sellakoviq.

Prokuroria po zhvillon hetime që nga maji i këtij viti.

Drejtori i Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore, Goran Vasiq, sipas pretendimeve të Prokurorisë, ka pranuar falsifikimin e dokumentacionit.

Për pasojë, Ministrisë së Kulturës i është dorëzuar një iniciativë për heqjen e statusit të trashëgimisë kulturore për ndërtesat e Shtabit të Përgjithshëm.

Sellakoviq ka bërë disa herë akuza dhe fyerje ndaj Prokurorisë për Krim të Organizuar.

Duke komentuar hetimin e Prokurorisë, Vuçiç ka paralajmëruar se “do t’i falë” të gjithë ata që, sipas tij, “dyshohet se kanë marrë pjesë në mashtrimet financiare”.

Ai ka deklaruar se në këtë projekt nuk ka pasur korrupsion.

Prokuroria, pas ngritjes së aktakuzës, ka njoftuar se do të vazhdojë punën për të zbuluar nëse edhe persona të tjerë janë të përfshirë në vepra penale.

Autoritetet e Serbisë, në përpjekje për të përshpejtuar projektin, i cili është ngadalësuar nga puna e Prokurorisë, kanë përdorur edhe një ligj të veçantë.

Në fillim të nëntorit, Kuvendi i Serbisë ka miratuar ligjin, me të cilin është hequr mbrojtja e trashëgimisë kulturore për kompleksin e Shtabit të Përgjithshëm.

A dihen veprimet e mëtejshme të kompanisë së Kushnerit?
Në përgjigjen e saj për Radion Evropa e Lirë, kompania e Kushnerit, “Affinity Partners”, nuk ka treguar se cilët do të jenë hapat e saj të mëtejshëm.

Po ashtu, nuk dihet se cilat janë të drejtat e kompanisë tani kur projekti ka dështuar, pasi kontrata midis Qeverisë së Serbisë dhe investitorit amerikan nuk është bërë publike deri më sot.

Në përgjigjen për REL-in, kompania e Kushnerit nuk ka përmendur ndonjë procedurë ligjore kundër ministrit, as nuk ka shpjeguar drejtpërdrejt arsyet për të cilat ka hequr dorë nga ndërtimi.

Sipas saj, vendimi është marrë “nga respekti për qytetarët e Serbisë dhe Beogradit”, ndërsa vizion i tyre ka qenë “ofrimi i një zgjidhjeje arkitekturore elegante dhe inspiruese, që nxjerr në pah përparimin e Serbisë”.

Partner i ri në projekt?
Zyrtarët e Serbisë, deri më tani, nuk kanë folur konkretisht për një mundësi të tillë.

Ata që janë kundër projektit, nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë një investitor të ri dhe përmendin emra të caktuar.

Shpesh përmendet kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Eagle Hills”.

Bashkëpunimi midis Serbisë dhe investitorit nga Emiratet ka nisur në vitin 2012, me marrjen e pushtetit nga Partia Përparimtare Serbe.

Që nga viti 2015, ata kanë punuar në ndërtimin e kompleksit luksoz “Beogradi në ujë”, për të cilin Kuvendi i Serbisë, gjithashtu, ka miratuar një ligj të veçantë për të përshpejtuar procedurat e ndërtimit përgjatë bregut të lumit Sava.

Edhe pse nuk ka konfirmime zyrtare nëse kompania nga Emiratet është investitori i ri i mundshëm në kompleksin e dikurshëm të Shtabit të Përgjithshëm, dihet se “Eagle Hills” ka qenë e planifikuar të bashkëpunonte me kompaninë e Kushnerit në projektin në Serbi.

Çfarë planifikojnë kundërshtarët e projektit?
Demonstruesit antiqeveritarë, të cilët kanë zhvilluar shumë protesta që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Kushnerin, tani paralajmërojnë vazhdimin e “luftës” së tyre.

Ata thonë se janë të bindur se autoritetet nuk kanë hequr dorë nga qëllimi për të ndërtuar në atë vend.

Disa parti opozitare kanë reaguar, duke kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit të veçantë dhe rikthimin e statusit të ndërtesave të Shtabit të Përgjithshëm si pasuri kulturore.

Disa shoqata ekspertësh kanë paralajmëruar qysh para tërheqjes së partnerit amerikan, se do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë një vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit të veçantë.

Ekspertët janë kundër rrënimit dhe insistojnë në restaurimin e godinës moderniste, e cila është ndërtuar midis viteve 1956 dhe 1963./ REL

jared kushner donald trump ish-ndërtesa e shtabit të përgjithshëm në serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje