LIVE UPDATES
Bota

Tronditëse në Angli! E droguan dhe përdhunuan për 13 vite me rradhë 48-vjeçaren, bashkëshorti dhe pesë "shokët" e tij përballen me dhjetëra akuza e vepra penale

Sipas aktakuzës, aktet dyshohet se janë kryer gjatë një periudhe 13-vjeçare, nga viti 2010 deri në vitin 2023, dhe përfshijnë akuza të shumta për përdhunim.

23 Dhjetor 2025, 07:36 Nga M.L
Tronditëse në Angli! E droguan dhe përdhunuan për 13 vite me
Çifti

ANGLI- Një rast tronditës ka dalë në dritë në Britani , ku një burrë 49-vjeçar akuzohet për drogim dhe përdhunim të përsëritur të ish-gruas së tij gjatë një periudhe 13-vjeçare, me pjesëmarrjen e pesë burrave të tjerë, me autoritetet që e akuzojnë atë për një total prej 56 veprash penale seksuale, në një rast që të kujton fort çështjen "Pelicot " në Francë.

Philip Young, 49 vjeç, një ish-banor i Swindon dhe tani banues në Enfield, akuzohet për një sërë veprash të rënda penale seksuale kundër ish-gruas së tij, Joan Young, 48 vjeç. Sipas aktakuzës, aktet dyshohet se janë kryer gjatë një periudhe 13-vjeçare, nga viti 2010 deri në vitin 2023, dhe përfshijnë akuza të shumta për përdhunim.

Në një foto më të vjetër që është publikuar, ish-çifti shfaqet duke buzëqeshur, gjë që nënvizon seriozitetin dhe kompleksitetin e çështjes.

49-vjeçari përballet me akuza që përfshijnë dhënien e një substance viktimës për ta lënë të pavetëdijshme dhe për ta detyruar të përfshihet në akte seksuale, për vëuajerizëm, posedim të imazheve të pahijshme të të miturve dhe posedim të materialeve ekstreme pornografike.

Philip Young do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës në Swindon  të martën, më 23 dhjetor, së bashku me pesë burra të tjerë, të cilët akuzohen për gjithsej 60 vepra penale seksuale.

Akuzat kundër pesë të bashkëpandehurve

Gjithashtu në bankën e të akuzuarve do të jenë Norman McSony, 47 vjeç, Dean Hamilton, 46 vjeç, Connor Sanderson Doyle, 31 vjeç, Richard Wilkins, 61 vjeç, dhe Mohammed Hassan, 37 vjeç. Të gjithë akuzohen për vepra penale, duke përfshirë përdhunim, depërtim seksual, marrëdhënie seksuale pa pëlqim dhe posedim të pornografisë ekstreme.


Konkretisht, Maxoney, një banor i Sharnbrook, akuzohet për një akuzë për përdhunim dhe posedim të imazheve ekstreme. Hamilton, pa vendbanim të fiksuar, akuzohet për një akuzë për përdhunim, sulm seksual me anë të penetrimit dhe dy akuza për marrëdhënie seksuale. 

Sanderson Doyle, nga Swindon, përballet me akuza për sulm seksual me anë të penetrimit dhe marrëdhënie seksuale. Wilkins akuzohet për një akuzë për përdhunim dhe marrëdhënie seksuale, ndërsa Hassan akuzohet për marrëdhënie seksuale pa pëlqim.

Joan Young ka hequr dorë nga e drejta e saj ligjore për anonimitet dhe, sipas autoriteteve, po mbështetet nga oficerë policie të trajnuar posaçërisht gjatë gjithë procesit.

James Foster, një prokuror special për Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, tha se Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës kishte miratuar ndjekjen penale pas një hetimi të gjerë policor për vepra të rënda penale seksuale, duke vënë në dukje se kishte prova të mjaftueshme dhe një interes të qartë publik për ndjekjen penale të çështjes.

Kryehetuesi i Policisë së Wiltshire, Rreshteri i Lartë Jeff Smith, tha se ky ishte një "zhvillim i rëndësishëm në një hetim veçanërisht kompleks dhe të gjerë", duke vënë në dukje se viktima mori vendimin për të zbuluar identitetin e saj pas diskutimeve të shumta me autoritetet dhe shërbimet mbështetëse.

Hetimi mbetet në vazhdim, ndërsa autoritetet po u bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion në lidhje me rastin të kontaktojë policinë.

Rasti i ri i Peliko-s

Rasti të kujton atë të francezes  Giselle Pélicot, e cila u përdhunua për një dekadë në shtëpinë e saj në Mazan nga të huaj të rekrutuar në internet nga bashkëshorti i saj, Dominique Pélicot, pasi e kishin droguar.

Giselle Pélicot është bërë një simbol global i luftës kundër dhunës seksuale, nënshtrimit kimik dhe mosdhënies së pëlqimit.

Ajo refuzoi që gjyqi i përdhunuesve të saj të mbahej me dyer të mbyllura dhe që emri i saj të mos bëhej publik, me qëllim, siç tha ajo, "të zhvendoste fajin".

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet