Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të enjten, Italia veproi ngjashëm duke e thirrur në takim protestues ambasadorin iranian në Romë, në lidhje me arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e cila u ndalua në Teheran më 19 dhjetor derisa po punonte me vizë gazetareske.
ITALI- Ministria e Jashtme e Iranit e ka thirrur në një takim ambasadoren italiane në Teheran të premten, për të protestuar në lidhje me ndalimin e një shtetasi iranian të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për rolin e tij të dyshuar në sulmin vdekjeprurës me dronë kundër forcave amerikane.
Të enjten, Italia veproi ngjashëm duke e thirrur në takim protestues ambasadorin iranian në Romë, në lidhje me arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e cila u ndalua në Teheran më 19 dhjetor derisa po punonte me vizë gazetareske.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Iranit “i bëri thirrje Italisë të mos e përdor politiken amerikane pengmarrëse – e cila është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, posaçërisht me të drejtat e njeriut – dhe ta lirojë sa më parë [Mohammad] Abedinin dhe ta parandalojë dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe”, raportuan mediat shtetërore në Iran.
Të enjten, Ambasada iraniane në Romë tha se autoritetet iraniane janë duke ia ofruar Salas të gjithë kujdesin e nevojshëm humanitar, dhe për herë të parë, e lidhën rastin e saj me atë të Abedinit.
Irani tha të hënën se Sala u arrestua për "shkeljen e ligjeve të Republikës Islamike", duke mos dhënë hollësi shtesë.
Sala u arrestua tri ditë pas Abedinit, biznesmenit iranian që u arrestua në aeroportin Malpensa të Milanos në bazë të një fletarrestimi të SHBA-së, pasi dyshohet se i kishte furnizuar me pjesë dronët që Uashingtoni thotë se u përdorën në sulmin e vitit 2023, ku u vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani.
Irani i ka mohuar përfshirjen në sulm.
Abedini po mbahet në paraburgim dhe gjykata do të vendosë këtë muaj nëse do t'i vendoset në arrest shtëpiak, derisa gjyqtarët ta shqyrtojnë kërkesën e SHBA-së për ekstradim.
Në vitet e fundit, forcat e sigurisë të Iranit kanë arrestuar dhjetëra të huaj dhe njerëz me shtetësi të dyfishtë, kryesisht për akuza që lidhen me spiunazhin dhe sigurinë. Grupet për të drejtat e njeriut e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të nxjerrë koncesione nga shtetet e tjera përmes këtyre arresteve./REl
aksidenti MAQEDONI E VERIUT- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Rashçe-Saraj në Maqedoninë ...
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mu...
Giorgia Meloni ITALI- Giorgia Meloni u duk si e dobët por e vendosur për të përmbysur të gjitha parashikimet. Corriere della Sera ...
sara duterte FILIPINE- Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., ka shkarkuar nga detyra nënpresidenten e tij, Sara Duterte ,...
kryeministri dhe presidenti KROACI- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka akuzuar sot kryeministrin dhe kryetarin e Bashkimit Demokr...
pamje nga aksidenti KAZAKISTAN- Rreth 100 automjete janë përfshinë në një aksident në Kazakistan në rrugën Astana-S...
Bratislav Zhivkoviç UKRAINË- Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviç, ësht&eum...
Elon Musk SHBA- Elon Musk dhe kryetarja e Alternativës për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel do të zhvillojnë një debat t&e...
Foto ilustruese BARCELONË- Personat që ngasin një skuter elektrik në trotuar ose pa helmetë në Barcelonë do t&...
Foto ilustruese MESDHE- Më shumë se 2,200 njerëz ose vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të arri...