LIVE UPDATES
Bota

Irani konfirmon bisedimet e reja për çështjen bërthamore me fuqitë evropiane

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.

21 Korrik 2025, 09:36 Nga M.B
Irani konfirmon bisedimet e reja për çështjen bërthamore
Ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Araghchi (djathtas) duke biseduar me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan para një takimi të mbajtur me ministra tjerë rajonalë më 21 qershor në Stamboll.

LINDJE E MESME- Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.

“Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror.

Edhe ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Aragchi ka konfirmuar se po punohet në mbajtje të takimit. Këto tri vende evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm rikthimi”.

Më 18 korrik, Aragchi u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rikthim sanksionesh. Nën marrëveshjen e arritur më 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, këto të fundit i kanë hequr kufizimet në shitje armësh, sektorin bankar dhe teknologjinë e lidhur me çështje bërthamore. Qeveritë evropiane mund të shfrytëzojnë mekanizmin e OKB-së deri më 15 tetor.

Irani e ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike pas bombardimeve amerikane dhe izraelite në qendrat e tij bërthamore një muaj më parë. Evropianët janë duke iu bërë presion inspektorëve bërthamorë të OKB-së që të rikthejnë bashkëpunimin me Iranin, për të parandaluar Teheranin që të riorganizojë programin bërthamor, pas dëmit që i është shkaktuar nga sulmet.

Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar që të takoheshin në Oslo më herët gjatë këtij muaji, mirëpo takimi është shtyrë, pa caktuar një datë të re. Ndonëse të dyja palët pretendojnë se mbështesin diplomacinë, Irani kërkon garanci se nuk do të ketë sulme tjera në të ardhmen. Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se është i interesuar në një marrëveshje më të gjerë, mirëpo ka paralajmëruar për sulme të reja, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.

Një pikëpyetje e madhe ekziston për vendndodhjen e uraniumit të pasuruar të Iranit – mbi 60 për qind – shifër mbi nivelet e nevojshme për përdorim civil dhe nën nivelin e kërkuar për prodhim armësh. Irani besohet se i ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar në atë shkallë./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj