8 Korrik 2026, 08:59
Nga E. D
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i përshkroi sulmet amerikane ndaj Iranit si absolutisht të nevojshme. Ai theksoi për gazetarët se, kur ka një armëpushim dhe Irani e shkel atë, është absolutisht e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të reagojnë me forcë.
“Këto sulme ishin të nevojshme, sepse Irani shkeli armëpushimin. Pamë se anijet u sulmuan dhe mendoj se reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte krejtësisht i natyrshëm. Pres që sot të diskutojmë edhe për Iranin me aleatët tanë. Duhet ta përsërisim qartë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Gjithashtu, Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet plotësisht e hapur, pasi është një pikë me rëndësi strategjike për të gjithë”, deklaroi Rutte.
Duke folur përpara seancës kryesore të Samitit të NATO-s në Ankara, Rutte tha se ndalimi i konflikteve kërkon një forcim të kapaciteteve mbrojtëse të aleancës. Rutte ritheksoi gjithashtu edhe mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, duke theksuar se aleanca synon të jetë më e fortë dhe më e transformuar.
“Duhet t’i ndalojmë luftërat. Prandaj duhet të rrisim buxhetet për mbrojtjen. Jemi të vendosur të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën. Duhet të kemi një NATO më të fortë dhe më të transformuar. Aleatët evropianë janë tashmë shumë më të aftë dhe shpenzimet për mbrojtjen janë rritur ndjeshëm”, u shpreh ai.
Sa i përket Shteteve të Bashkuara, Rutte vlerësoi presidentin Donald Trump për shtimin e investimeve në mbrojtje, por shtoi se edhe kërcënimi i paraqitur nga Rusia ka ndikuar në këtë drejtim.
“Presidenti Trump arriti atë që shumë presidentë amerikanë kanë kërkuar prej kohëshh, rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në Evropë dhe SHBA. Jo vetëm falë Trump, por edhe për shkak të Rusisë, sot po flasim për një NATO dhe një Evropë shumë më të fortë”, theksoi Rutte./Dosja.al
mark rutte lufta shba- iran samiti i nato-s
Bota
8 Korrik 2026, 08:16
E. D
IRAN- Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit...
Bota
7 Korrik 2026, 23:12
D.S
SERBI- BE
BRUKSEL- Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debati...
Bota
7 Korrik 2026, 22:30
E.d
Pamje
TURQI- Presidenti amerikan, Donald Trump tani po merr pjesë në një darkë për të gjithë udhëheqësit e NAT...
Bota
7 Korrik 2026, 22:20
E.d
Mette Frederiksen
DANIMARKA- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka deklaruar ditën e sotme se pret që aleatët e vendit t&eum...
Bota
7 Korrik 2026, 22:04
D.S
Ankara
TURQI- Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ...
Bota
7 Korrik 2026, 18:39
E.d
Giorgia Meloni dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si një person të m...
Bota
7 Korrik 2026, 18:30
D.S
Anastasia Berezovskaya
UKRAINË- Hetimet lidhur me sulmin me bombë të ndodhur më 29 qershor në Monako kanë marr&e...
Bota
7 Korrik 2026, 18:20
E.d
Foto ilustruse
PORTUGALI- Një aksident rrugor ka ndodhur në Portugali, ku një autobus është përplasur me njerëzit q...
Bota
7 Korrik 2026, 18:16
D.S
IRAN- Një incident i ri serioz sigurie është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit , duke intensifikuar shqet&eum...
Bota
7 Korrik 2026, 17:52
E.d
Yang Youlin
KINA- Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-zyrtar të qytetit për marrjen e më ...