14 Shtator 2022, 17:38
Nga I.A
Ebrahim Raisi
IRAN- Irani synon të anëtarësohet në bllokun e udhëhequr nga Rusia dhe Kina, ka thënë presidenti iranian, Ebrahim Raisi. Udhëheqës të këtij blloku po zhvillojnë takime në Uzbekistan këto ditë.
Organizata e Shangait për Bashkëpunim (SCO) – e përbërë nga Kina Rusia, India, Pakistani dhe katër shtete aziatike të ish-Bashkimit Sovjetik – është krijuar më 2001 si organizatë politike dhe ekonomike, që rivalizon institucionet perëndimore.
Samiti i SCO-së, që mbahet këtë javë, është i pari që zhvillohet tërësisht me prani fizike, prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.
“Një prej akteve më të rëndësishme të këtij samiti do të jetë finalizimi i dokumenteve të anëtarësimit në SCO, ashtu që ato të nënshkruhen nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare”, ka thënë Raisi.
Irani, një prej katër shteteve vëzhguese në këtë organizatë, ka aplikuar për anëtarësim të plotë më 2008, mirëpo diçka e tillë i është vështirësuar pas përballjes me sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve te Bashkuara, për shkak të programit bërthamor.
Shumë vende anëtare të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim, nuk kanë dashur në mesin e tyre një shtet të sanksionuar.
Mirëpo në një konferencë të mbajtur një vit më parë në Dushanbe, anëtarët e bllokut kanë përkrahur anëtarësimin e Iranit në të ardhmen.
Teherani dëshiron “të përfitojë në aspektin ekonomik dhe të rrisë kapacitetet në rajon, dhe që shtetet aziatike të përfitojnë nga shteti iranian”, ka thënë Raisi.
Kremlini ka thënë të martën se samiti i kësaj jave në Uzbekistan do të jetë “alternativë” ndaj Perëndimit. Irani merr këtë hap, teksa ai, bashkë me fuqitë perëndimore, përpiqen të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit. Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes. Megjithatë Perëndimi ka thënë javën e kaluar se dyshon në përkushtimin e Iranit për diçka të tillë.
Marrë nga REL
ebrahim raisi
Bota
14 Shtator 2022, 17:09
Ursula von der Leyen
Evropa dhe Ukraina do të triumfojnë kundër Rusisë tha sot Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen....
Bota
14 Shtator 2022, 17:07
Tedros Adhanom Ghebreyesus
UASHINGTON- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se numri i rasteve të infektim...
Bota
14 Shtator 2022, 16:35
e.k
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Në ditën e dytë të seancës parlamentare në Serbi ku po diskutohet për...
Bota
14 Shtator 2022, 16:09
e.k
Ushtarët rus të dorëzuar
RUSI- Në mes të humbjeve në rritje, ushtarët rusë po refuzojnë masivisht të...
Bota
14 Shtator 2022, 15:34
e.k
Albin Kurti
PRISHTINË- Sindikata e Sektorit Privat i kërkon Qeverisë së Kosovës që punëtorët e këtij sekt...
Bota
14 Shtator 2022, 15:25
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës të enjten mban seancë plenare, e para për sesionin vjeshtor. Seanca e Kuvendit mbahet ...
Bota
14 Shtator 2022, 15:11
d.a.
Foto ilustruese
KOSOVË- Në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vend...
Bota
14 Shtator 2022, 15:00
d.a.
foto ilustruese
SHBA- Firmat private të kapitalit që pompojnë miliarda dollarë në projekte të pista energjetike po i ekspozoj...
Bota
14 Shtator 2022, 14:49
e.k
Papa Françesku (djathtas) i rrethuar nga Yitzhak Yosef (djathtas i dytë), Kryerabini Sefardi i Izraelit, Mitropoliti i Volokolamsk Anthony (i dyti...
Bota
14 Shtator 2022, 14:40
A.B
Arrestimi
FRANCE- Një oficere policie e cila i vuri prangat një krimineli të vendit, ka krijuar zhurmë të madhe në Twitt...