LIVE UPDATES
Bota

Ish-drejtor i "Human Rights Watch": Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por jo të bëjë çfarë të dojë

Sipas tij, të dyja palët po luftojnë pa respektuar siç duhet parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

18 Tetor 2023, 07:52 Nga A.B
Ish-drejtor i "Human Rights Watch": Izraeli ka të drejtë
Kenneth Roth

Si Hamasi, ashtu edhe Izraeli janë duke kryer krime lufte në konfliktin aktual, thotë për Radion Evropa e Lirë Kenneth Roth, ish-drejtor ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch.

Sipas tij, të dyja palët po luftojnë pa respektuar siç duhet parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare.

Roth thotë se Izraeli ka të drejtë t’iu përgjigjet “mizorive të tmerrshme” të Hamasit, por se kjo “nuk ia jep lirinë të bëjë çfarë të dojë”.

Ai kritikon rrethimin e Gazës dhe moslejimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë, ndërsa i dënon sulmet e të dyja palëve në zonat civile.

“Detyra për ta respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar, për të mos kryer krime lufte, është detyrë absolute”, thotë Roth, i cili ka shërbyer gati tri dekada në njërën prej organizatave kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në botë.

Radio Evropa e Lirë: Ka raporte për më shumë se 500 njerëz të vrarë nga një sulm në një spital në Gazë. Komenti juaj i parë?

Kenneth Roth: Në fillim u besua se ishte sulm ajror i Izraelit. Izraelitët tani e mohojnë këtë dhe thonë se ishte raketë palestineze. Nuk e dimë ende me siguri se kush është përgjegjës. Nëse ishte raketë palestineze, qartazi ishte gabim. Nëse ishte sulm ajror i Izraelit, unë vërtet shpresoj se nuk e kishte në shënjestër spitalin.

Por, ajo që mund të themi në këtë fazë, është se bëhet fjalë për humbje tragjike të jetëve dhe duhet hetuar se kush ishte përgjegjës.

Radio Evropa e Lirë: Edhe Hamasi, edhe Izraeli akuzohen për akte të paligjshme në konfliktin aktual. Si i shihni ju sjelljet e tyre deri më tani?

Kenneth Roth: Qartazi, të dyja palët po kryejnë krime lufte. Hamasi ka kryer mizori të tmerrshme, duke vrarë qindra civilë izraelitë dhe duke marrë pengje afro 200 izraelitë. Këto janë krime lufte, ashtu si edhe sulmet e tij periodike me raketa në zonat e banuara me civilë izraelitë.

Qeveria izraelite ka kryer gjithashtu krime lufte, duke qëlluar pa dallim në lagjet palestineze, duke goditur vërtet lagje të tëra në përpjekjet e saj për të ndjekur objektivat e Hamasit. Por, duke qëlluar më gjerësisht, ka sulmuar edhe ndërtesa të mëdha banimi dhe qindra familje kanë humbur shtëpitë e tyre.

*Video: Shkatërrimet në Rripin e Gazës

Izraeli, po ashtu, e ka vendosur [Gazën] nën rrethim, duke ia bllokuar ushqimin, ujin, karburantet dhe energjinë elektrike. Kjo është një formë e ndëshkimit kolektiv të të gjithë popullatës palestineze të Gazës.

Pra, qartazi, ka krime lufte nga të dyja palët. Është e rëndësishme të theksohet se ligji ndërkombëtar humanitar nuk e shfajëson njërën palë, vetëm se pala tjetër nuk e respekton atë. Detyra për ta respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar, për të mos kryer krime lufte, është një detyrë absolute, që nuk kushtëzohet nga sjellja reciproke e kundërshtarit.

Radio Evropa e Lirë: Pra, cilat janë ato parimet themelore që të dyja palët pritet t’i ndjekin sipas ligjit ndërkombëtar?

Kenneth Roth: Ato gjenden në protokollet e Konventës së Gjenevës dhe të ligjit ndërkombëtar. Esenca është se, gjatë luftës, ju mund të hapni zjarr kundër luftëtarëve në anën tjetër, por nuk mund t’i shënjestroni civilët, ju nuk mund të qëlloni pa dallim në zonat civile dhe, madje, nuk mund të shënjestroni as edhe një objektiv ushtarak, nëse ndikimi mbi civilët do të jetë joproporcional. Po ashtu, nuk mund ta bllokoni dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në nevojë.

Pra, këto janë rregullat themelore. Ato janë të përpunuara në shumë detaje, por ky është thelbi i tyre. Dhe, fatkeqësisht, të dyja palët po i injorojnë këto rregulla.

Radio Evropa e Lirë: A mund të mbahen përgjegjëse palët?

Kenneth Roth: Po. Në parim, secila palë supozohet t’i mbajë përgjegjës kriminelët e saj të luftës. Është e qartë se Hamasi nuk do ta bëjë këtë. Edhe ushtria izraelite ka një histori të tmerrshme në këtë aspekt. Pra, kjo është një situatë, ku vërtet duhet Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP).

GJNP-ja ka juridiksion mbi çdo krim të kryer nga një palestinez, ose i kryer në territorin palestinez. Kjo, sepse Palestina është njohur si anëtare e Asamblesë së Përgjithshme [të OKB-së], duke pasur të drejtë ta nënshkruajë Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale - gjë të cilën e ka bërë. Pra, GJNP-ja ka juridiksion atje.

Radio Evropa e Lirë: Më lejoni t’ju pyes, a ka rregulla specifike për t’u aplikuar sa u përket nevojave humanitare dhe shëndetësore?

Kenneth Roth: Rregulli kryesor është se palët ndërluftuese nuk mund ta bllokojnë ndihmën humanitare për njerëzit në nevojë. Kombet e Bashkuara kanë shumë ndihma humanitare në afërsi, të gatshme për t’u transferuar nga Egjipti, përmes pikës kufitare Rafah, për në Gazë. Por, kjo nuk është duke u lejuar.

Duket se Izraeli dhe Egjipti janë duke e bllokuar. Nuk është plotësisht e qartë se çfarë po ndodh. Por, asnjë ndihmë nuk ka hyrë [në Gazë]. Izraeli është, padyshim, shkelësi kryesor këtu. Egjipti ka qenë partner në mbajtjen e bllokadës së Gazës në 16 vjetët e fundit. Pra, çështja nuk është nëse ka ndihma në afërsi. Ndihma ka. Çështja është nëse ato ndihma mund të hyjnë për njerëzit në nevojë në Gazë.

Radio Evropa e Lirë: E sulmet në zonat civile?

Kenneth Roth: Edhe nëse supozojmë se lejohet hyrja e ndihmave humanitare, pyetja - siç po sugjeroni edhe ju - është se si mund të shpërndahen në mënyrë të sigurt kur ka bombardime. Ky është problemi.

Edhe pse Qeveria izraelite ka urdhëruar 1.1 milion civilë palestinezë të evakuohen nga veriu i Gazës dhe të shkojnë në jug, ka pasur raste të shumta kur njerëzit - ose duke shkuar në jug të Gazës, ose të vendosur diku atje - janë bombarduar dhe vrarë.

Unë mendoj se një dimension i rëndësishëm i kësaj është se ushtria izraelite duhet të ofrojë garanci që ndihma humanitare mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt për popullatën civile.

Shumë njerëz i shohin sulmet e tmerrshme të Hamasit dhe thonë se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet. Kjo është e vërtetë. Por, e drejta për t’u përgjigjur ushtarakisht nuk ju jep lirinë për të bërë çfarë të doni.

Radio Evropa e Lirë: Dhe, çfarë autoriteti kanë vendet e tjera për të ndërhyrë?

Kenneth Roth: Në këtë pikë, unë nuk shoh ndonjë qeveri tjetër duke dalë vullnetare për të ndërhyrë në konflikt - me përjashtim ndoshta të Qeverisë amerikane që e kërcënon Hezbollahun në Libanin jugor, nëse Hezbollahu fillon ta qëllojë Izraelin. Por, çështja nëse një qeveri lejohet të hyjë në një luftë, është vërtet gjykim politik.

Arsyeja përse shohim kaq shumë vdekje civile, është se të dyja palët po luftojnë pa respektuar siç duhet parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare./REL

kenneth roth lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje