LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët në Gazë: Qindra të vrarë nga sulmi me raketë ndaj një spitali të qytetit

Disa spitale në qytetin e Gazës janë kthyer në vendstrehime për qindra njerëz, që shpresonin se spitalet nuk do të bombardoheshin pasi Izraeli kishte urdhëruar të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

17 Tetor 2023, 22:25 Nga I.A
Zyrtarët në Gazë: Qindra të vrarë nga sulmi me
Spitali

GAZA- Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, njoftoi të martën se Izraeli, kishte sulmuar me raketë spitalin e qytetit të mbushur me të plagosur dhe palestinezë që kanë gjetur aty strehim. Autoritetet njoftuan për mbi 500 të vrarë. Nëse konfirmohet, ky është sulmi më i përgjakshëm i ndërmarrë nga Izraeli në pesë luftëra që i ka zhvilluar në Gazë, nga viti 2008. Në mediat sociale qarkulluan pamje në flakë të spitalit al-Ahli, xhama të thyer dhe pjesë nga trupat e viktimave shpërndarë gjithandej.

Disa spitale në qytetin e Gazës janë kthyer në vendstrehime për qindra njerëz, që shpresonin se spitalet nuk do të bombardoheshin pasi Izraeli kishte urdhëruar të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ende nuk ka detaje për numrin e të vdekurve në spital: “Do të sigurojmë detajet dhe do të njoftojmë publikun. Nuk mund të them nëse ishte sulm ajror izraelit”.

Në pjesë jugore, sulmet e vazhdueshme lanë dhjetëra civilë të vrarë dhe të paktën një zyrtar të lartë të Hamasit. Zyrtarët amerikanë vazhduan përpjekjet për të bindur Izraelin të lejojë dërgimin e ndihmave.

Izraeli ka ndërprerë furnizimin me ujë, karburant dhe ushqime në Gaza që kur Hamasi kreu sulmin brutal javë e kaluar. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken arriti marrëveshje me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar krijimin e një mekanizmi për depërtimin e ndihmës humanitare tek 2.3 milionë banorët e Gazës.

Por edhe të martën, kjo marrëveshje nuk kishte hyrë ende në fuqi. Një zyrtar i lartë izraelit tha se shteti i tij po kërkonte garanci që ndihmat të mos binin në dorë të militantëve të Hamasit. Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit Tzahi Hanegbi, sugjeroi se depërtimi i ndihmës varet nga kthimi i pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Ndërkohë, në Gazë, dhjetëra të lënduar u dërguan në spitale pas sulmeve të fuqishme në dalje të qyteteve jugore Rafah dhe Khan Yunis, sipas banorëve. Një zyrtar i lartë i Hamasit dhe ish-ministër i Shëndetësisë Bassem Naim, tha se 27 persona janë vrarë në Rafah dhe 30 në Khan Yunis. Sulmet e Izraelit ndaj Gazës kanë vrarë të paktën 2,778 persona dhe lënduar 9,700, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës. Gati dy të tretat e të vrarëve janë fëmijë, sipas një zyrtari të ministrisë.

Rreth 1,200 njerëz supozohet të jenë ende nën gërmadha në Gazë, sipas autoriteteve. Mbi 1 milionë palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre – rreth gjysma e popullatës së Gazës – dhe 60% e tyre janë tani në një zonë me gjatësi 14 kilometra në jug të zonës së evakuimit, sipas OKB-së. Punonjësit humanitarë paralajmëruan se territori është pranë kolapsit të plotë. Spitalet rrezikojnë të mbeten pa energji elektrikë, duke rrezikuar jetën e mijëra pacientëve.

Marrë nga VOA

konflikti izrael-palestine daniel hagari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj