LIVE UPDATES
Bota

Ish-gjenerali serb pranon përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë

Kërstiç, në një letër drejtuar gjykatës ku kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu, shkroi se do të kishte votuar për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.

13 Nëntor 2024, 18:43 Nga r.ll
Ish-gjenerali serb pranon përgjegjësinë për gjenocidin
radisllav kerstic

SERBI- Ish-gjenerali i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiç, të cilin gjykata e Hagës e dënoi me 35 vjet burg dy dekada më parë për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, e ka pranuar përgjegjësinë dhe ka shprehur pendesë për pjesëmarrjen e tij në gjenocid.

Kërstiç, në një letër drejtuar gjykatës ku kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu, shkroi se do të kishte votuar për Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.

"Nuk kam të drejtë vote, sepse në këtë Rezolutë përmendet emri im pasi kam kryer një vepër penale të papërfytyrueshme dhe të pafalshme", ka shkruar Kërstiç në letrën drejtuar kryetares së gjykatës.

Ai ka shkruar gjithashtu se, nëse i jepet mundësia, do të shkonte në Potoçar për t’i "nderuar" viktimat e gjenocidit.

Në qershor të vitit 2024, mbrojtja e Radisllav Kërstiçit paraqiti kërkesë për lirimin e tij të parakohshëm në Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (ish-Tribunali i Hagës), duke bashkëngjitur letrën e shkruar nga vetë Kërstiç, ku ai kërkon që ajo të bëhet publike.

Kjo letër u shpërnda për media më 13 nëntor nga Mekanizmi në Hagë.

Qendra Memoriale në Potoçari pret që ish-gjenerali Kërstiç, pasi pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë, të ndajë me Prokurorinë gjithçka që di për krimet e luftës, tha për Radio Evropa e Lirë Allmasa Sallihoviç, zëdhënëse e kësaj qendre ku janë varrosur viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Ajo, duke komentuar deklaratën e Kërstiç, tha se Qendra Memoriale "përshëndet pranimin e përgjegjësisë".

Nura Begoviç, e cila në gjenocidin e Srebrenicës humbi 19 anëtarë të familjes, tha për Radio Evropa e Lirë se " Kërstiç sigurisht nuk e bën këtë nga zemra, por vetëm për siguruar falje".

"Ai do të vinte në Potoçari, është e rëndësishme që e tha këtë, por me siguri familjet nuk do të dëshironin të takoheshin me të", tha Begoviç.

Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës më 2004 e dënoi përfundimisht me 35 vjet burgim ish-komandantin e Korpusit të Drinës së Ushtrisë së Republikës Sërpska, Radisllav Kërstiç, duke e shpallur fajtor për ndihmë dhe mbështetje të gjenocidit në Srebrenicë, përndjekje dhe vrasje të boshnjakëve të Srebrenicës në korrik të vitit 1995.

Ky ishte vendimi i parë përfundimtar me të cilin Tribunali i Hagës konstatoi se Ushtria e Republikës Sërpska kreu gjenocid në Srebrenicë. Ky vendim ia uli dënimin prej 45 vjet burgim Kërstiçit, të cilin ia kishte shqiptuar në vitin 2001 Dhoma e Shkallës së Parë të Tribunalit.

Me vendimin e shkallës së parë, Kërstiq ishte dënuar për kryerje të gjenocidit, por Dhoma e Apelit ndryshoi atë pjesë të vendimit.

Kërstiç në letrën drejtuar kryetares së gjykatës deklaroi se pranon vendimet e Tribunalit të vitit 2001 dhe 2004.

Ai konfirmoi se dinte që "disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kishin për qëllim të kryenin gjenocid", por se ai shtab "nuk kishte forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet" pa "përdorimin e Korpusit të Drinës", të cilin Kërstiç e komandonte asokohe.

"E dija që përdorimi i forcave nën komandën time do të kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme në ekzekutimin e të burgosurve boshnjakë", ka shkruar Kërstiç në letër.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se ka ndihmuar dhe mbështetur krimin kundër njerëzimit duke marrë pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për zhvendosjen me dhunë të civilëve boshnjakë nga Potoçari, prej 10 deri më 13 korrik 1995.

"Kam marrë pjesë në krijimin e një krize humanitare që i parapriu zhvendosjes së detyruar të grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga Srebrenica, në të cilën gjithashtu kam marrë pjesë, duke ditur që civilët në Potoçari ishin të ekspozuar ndaj vrasjeve, përdhunimeve, rrahjeve dhe abuzimeve", ka shkruar Kërstiq.

Ai shtoi se gjenocidin në Srebrenicë e kryen individë dhe se për veprat dhe krimet e tyre duhet të përgjigjen, duke shtuar se "fatkeqësisht edhe unë jam një nga ata".

Kërstiq ka deklaruar gjithashtu se po i drejtohet me letër publikut në ish-Jugosllavi.

"Do të doja që fjalët e mia t'i lexojnë dhe kuptojnë të rinjtë që sot jetojnë në hapësirat ku dikur ishte një vend që quhej Jugosllavi (...), të ndalojnë dhe të mendojnë – kurrë më. Kurrë më luftë, kurrë më vdekje për shkak të fesë, kombit ose bindjeve të ndryshme, kurrë më gjenocid", ka shkruar Kërstiq.

Radisllav Kërstiq u arrestua nga forcat ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë më 2 dhjetor 1998. Pas vendimit përfundimtar, ai u dërgua në Britani të Madhe në vitin 2004 për të vuajtur dënimin.

Në një burg britanik, ai u sulmua dhe u plagos nga të burgosur të tjerë, për çka më 2013 u transferua në Poloni.

Pasi vuajti dy të tretat e dënimit, autoritetet polake, sipas ligjit të atjeshëm, nuk kishin mundësi ta mbanin më në burg, prandaj Kërstiq u rikthye në paraburgim në Hagë, ku ndodhet aktualisht.

Gjykata disa herë më parë e ka refuzuar kërkesën e tij për lirimin e parakohshëm për shkak të rëndësisë së krimit për të cilin është dënuar.

Vendimin për kërkesën e re do ta marrë kryetarja e gjykatës Grasiela Gati (Graciela Gatti) Santana.

Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska vranë në korrik 1995 në Srebrenicë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

Për këto krime, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë.

Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL

radisllav kërstic gjenocidi ne srebrenice

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj