LIVE UPDATES
Bota

Konferenca mbi klimën, udhëheqësit botërorë të shqetësuar nga pasojat e motit ekstrem

Ndryshimet klimatike bënë që sivjet Toka të jetë mbi 1.5 gradë celsius më e nxehtë, krahasuar me mesataren e epokës para industriale.

13 Nëntor 2024, 18:24 Nga r.ll
Konferenca mbi klimën, udhëheqësit botërorë të
foto ilustruese

BAKU- Dhjetëra udhëheqës botërorë që po marrin pjesë në konferencën vjetore të Kombeve të Bashkuara për klimën në Azerbajxhan, po shprehin shqetësim për pasojat e ndryshimeve klimatike. Përtej fjalimeve mbi motin ekstrem, pjesëmarrësit kanë arritur të sigurojnë zotimin e bankave kryesore për t’u dhënë më shumë hua vendeve në zhvillim për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale.

Udhëheqës të vendeve të vogla ishuj janë ankuar se po përballen me pasojat më të mëdha të ndryshimeve klimatike. Ata ankohen se edhe ndihmat nga vendet e zhvilluara, që janë shkaktarët kryesore të ndryshimeve klimatike, janë shumë të vogla dhe të vonuara. Kryeministri i Grenadës, Dickon Mitchell foli në detaje mbi një thatësirë disa mujore në fillim të vitit ndërsa tani vendi i tij po përballet me një uragan të kategorisë 5. Kryeministri i ishullit, Niue, në anën tjetër të globit, pranë Fixhit dhe Zelandës së Re, tha se ndryshimet klimatike janë kërcënimi më i madh me të cilin përballet vendi i tij.

“Ne po dështojmë të arrijmë synimin për të mos lejuar rritjen e temperaturave mbi 1.5 gradë celsius. Për vendin tim dhe rajonin e Paqësorit, ndryshimi klimatik është kërcënimi më i madh me të cilin po përballemi”, tha zoti Tagelagi.

Ndryshimet klimatike bënë që sivjet Toka të jetë mbi 1.5 gradë celsius më e nxehtë, krahasuar me mesataren e epokës para industriale. Kufiri prej 1.5 gradë celsius u përcaktua në vitin 2015 gjatë konferencës së Parisit. Një nga përkushtimet kryesore që rritja e temperaturave të mos shkojë mbi 1.5 gradë celsius është ulja e emetimeve nga karburantet fosile në nivelin zero, deri në vitin 2050. Shkencëtarët që po marrin pjesë në konferencën në Baku, thonë se kjo nuk po ndodh.

“Emetimet nga lëndët djegëse fosile janë rritur përsëri në vitin 2024 dhe ne nuk po bëjmë mjaft në nivel global për t’i ulur ato”, thotë Mike O’Sullivan, shkencëtar nga Universiteti Exeter.

“Nëse marrim nivelet e sotme të emetimeve, rritja e përhershme e temperaturës përtej 1.5 gradë celsius do të ndodhë brenda gjashtë vjetësh. Pra duhet bërë ulje masive e emetimeve”, thotë Stephen Sitch, shkencëtar mbi mjedisin.

Shkencëtarët e pranuan se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa i kanë zvogëluar emetimet e gazeve duke investuar më shumë në energji të ripërtëritshme.

Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, i dërguari për klimën John Podesta tha se pasojat e mosndërmarrjes së masave tashmë janë të qarta, duke kujtuar pasojat nga uraganet vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara Helene dhe Milton dhe motin ekstrem në pjesë të tjera të botës.

“Ne kemi një zgjedhje të qartë midis një të ardhmeje më të sigurt, më të pastër dhe një të ardhmeje më të pistë, më të rrezikshme dhe më të shtrenjtë. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Le t’ia fillojmë punës dhe ta përfundojmë atë”, tha zoti Podesta.

Pjesëmarrësit në këtë takim po kërkojnë të arrijnë një marrëveshje mbi fondet që vendet e zhvilluara duhet t’i ndajnë për vendet në zhvillim për t’i ndihmuar ato të shtojnë prodhimin e energjisë së pastër. Një version fillestar i kësaj marrëveshjeje u publikua të mërkurën, por ajo ende nuk është finalizuar.

Një grup huadhënësish, përfshirë Bankën Botërore, njoftuan të martën se do të shtojnë fondet që vendet e varfra mund t’i marrin hua në 120 miliardë dollarë deri në vitin 2030. Kjo përbën një rritje afërsisht me 60% nga shuma e përcaktuar një vit më parë./VOA

konferenca mbi klimen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj