E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 Ngjarja në Maliq/ Identifikohet auto...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara në Hagë të hënën e ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi se po akuzohen si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
HAGË- Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Specialja si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Për këtë koncept penalo-juridik, avokatët e të akuzuarve thonë se gjykata nuk ka bazë të vlefshme ligjore për ta zbatuar. Por Gjykata Kushtetuese e Speciales ka argumentuar ndryshe në një vendim të fundit, duke i dhënë përparësi versionit serbisht të një neni në Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara në Hagë të hënën e ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi se po akuzohen si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Thaçi, Veseli e Krasniqi u ankuan se po u shkelen të drejtat themelore në procedimin penal kundër tyre në Gjykatën Speciale. Veçanërisht, ata kishin ankesa specifike se po u shkelen të drejtat sipas nenit 33 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 7 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Kushtetuesja në Hagë ka vendosur t’i shqyrtojë bashkë të tri ankesat dhe kryetari i trupit gjykues, Vidar Stensland me gjykatësit Roumen Nenkov dhe Romina Incutti konstatuan se pika 1 e nenit 33 të Kushtetutës së Kosovës është e shkruar ndryshe në shqip, dhe ndryshe në serbisht.
“Prandaj del se neni 33 (1) i Kushtetutës është formuluar ndryshe në shqip dhe ndryshe në serbisht. Për qëllimet e referimeve, ndryshimi i rëndësishëm është se teksti në shqip i referohet “të akuzuar” dhe teksti në serbisht – “shpallur fajtor””, thuhet në vendim.
Pika 1 e nenit 33 të Kushtetutës, në shqip, flet për parimin e legalitetit dhe proporcionalitetit në rastet penale.
“Askush nuk mund të akuzohet ose të dënohet për asnjë vepër e cila, në momentin e kryerjes, nuk ka qenë e përcaktuar me ligj si vepër penale, me përjashtim të veprave të cilat, në kohën e kryerjes së tyre, sipas së drejtës ndërkombëtare, përbënin gjenocid, krime lufte ose krime kundër njerëzimit”, thotë kjo pikë e Kushtetutës.
“Parashtruesit nuk janë “shpallur fajtor” për veprat penale në fjalë. Prandaj, ata mund të kenë ose nuk mund të kenë të drejtë, në këtë fazë të procedurës penale të pretendojnë se janë viktima të shkeljes së pretenduar të nenit 33(1) të Kushtetutës”, thotë Gjykata Kushtetuese e Speciales në vendim.
Gjykata thekson se shqipja edhe serbishtja janë “gjuhë zyrtare në Kosovë”. Prandaj, trupi gjykues vlerëson se “Gjykata duhet të kthehet në një metodë tjetër të interpretimit të kushtetues”. Duke e bërë këtë, ai thotë se “Dhoma duhet të jetë e kujdesshme që të mos e bëjë këtë duke krijuar një normë të re kushtetuese, por ta sqarojë përmbajtjen e normës ekzistuese”.
Sipas kësaj gjykate, Kushtetuesja e Kosovës ka interpretuar dispozitat kushtetuese për të drejtat dhe liritë themelore në përputhje me praktikat gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prandaj, Kushtetuesja në Hagë thotë se “asnjë normë kushtetuese nuk mund të interpretohet mekanikisht”.
Kushtetuta e Kosovës, sipas këtij vendimi, duhet lexuar e interpretuar në përputhje me praktikat e GJEDNJ.
“Nga kjo rrjedh se neni 33(1) i Kushtetutës, i interpretuar në përputhje me praktikat gjyqësore të GJEDNJ-së, duhet të lexohet se i referohet të mos “mbahet fajtor””, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Hagë.
Kjo gjykatë thekson se neni 7 i Konventës dhe neni 15 i GJEDNJ “kanë statusin e normave të rangut kushtetues dhe janë pjesë përbërëse e Kushtetutës”, prandaj, vendimi thotë se pika 1 e nenit 33 të Kushtetutës “duhet lexuar në lidhje me këto dispozita”.
Për më tepër, Gjykata Kushtetuese e Speciales teksa rendit çfarë thotë Kushtetuta e Kosovës dhe normat e gjykatave e konventave europiane, thekson se “edhe nëse do të kishte një konflikt mes të dyja të drejtave të njeriut, mbizotërojnë standardet e përcaktuara në praktikën gjyqësore të GJEDNJ”./Express/
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia ka njoftuar se sot do të hapet një korridor humanitar në Severodonetsk, për 12...
Bitcoin SHBA- Bitcoin ra të mërkurën në një nivel të ri të ulët 18-mujor, duke zvarritur me vete tokenët m&eum...
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Një nga personat më të afërt të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kur ju b...
Viola von Cramon BRUKSEL-Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po ashtu ka qenë në mesin e shumë...
Elbert Krasniqi KOSOVË- Anulimi i mbajtjes së festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë ka nxitur reagime e institucio...
TIRANË- Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka akuzuar themeluesin e Festivalit “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa, për presion mbi...
Dardan Molliqaj Për shkak se Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i akuzuari tjetër Fatos Sahiti kanë mungu...
Wesley Clark SHBA- Ish-komandanti i NATO-s Wesley Clark, i ka bërë thirrje NATO-s të ndërhyjë mbi situatën e Ukrainës. A...
Emmanuel Macron Vetëm dy ditë para se Komisioni Evropian të publikojë mendimin për t’u dhënë statu...
Foto ilustruese SHBA- Një diskutim për institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe mekanizmit të gjykatave kund&eu...