Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
I afërt me Vjosa Osmanin, Avdyli e quan Edi Ramën 'zëdhënësin e qeverisë serbe'
Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë një artikull të një media kosovare ku thuhej se “Rama ka kërkuar mirëkuptim për Serbinë që nuk i vendosi sanksione Rusisë”.
15 Qershor 2022, 12:14Nga d.a
Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Një nga personat më të afërt të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kur ju bashkua listës Guxo pasi u largua nga Lidhja Demkoratike, Haxhi Avdyli e ka quajtur kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama një zëdhënës të qeverisë serbe.
Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë një artikull të një media kosovare ku thuhej se “Rama ka kërkuar mirëkuptim për Serbinë që nuk i vendosi sanksione Rusisë”.
“Paska fol zëdhënësi i Qeverisë serbe”, ka shkruar Avdyli në statusin ku ka shpërndarë këtë lajm.
Reagimi Avdylit vjen vetëm pak ditë pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi shpërndau një postim në të cilin Edi Rama cilësohej si “pro-serb”.
Bislimi më pas e fshiu postimin dhe përgjegjësinë për botimin e tij e mori stafi i tij duke thënë se një gjë e tillë kishte ndodhur gabimisht.