LIVE UPDATES
Bota

Ish Presidenti Trump: Ndalimi i abortit në Arizona, i tepruar

“Shtetet do të jenë ato që do të vendosin përmes një votimi apo legjislacioni ose ndoshta të dyja. Vendimi i shteteve duhet të jetë ligji përfundimtar”, u shpreh Donald Trump, kandidati republikan për President.

12 Prill 2024, 15:53 Nga E. D
Ish Presidenti Trump: Ndalimi i abortit në Arizona, i tepruar
Donald Trump dhe Joe Biden


SHBA- Këtë javë Donald Trump bëri të ditur qasjen e tij mbi kufizimet për të drejtën për abort, por shmangu një qëndrim të qartë mbi propozimin për ndalimin e abortit në nivel kombëtar, që mbështetet nga anëtarë të njohur të partisë së tij.

“Shtetet do të jenë ato që do të vendosin përmes një votimi apo legjislacioni ose ndoshta të dyja. Vendimi i shteteve duhet të jetë ligji përfundimtar”, u shpreh Donald Trump, kandidati republikan për President.

Një ditë pas kësaj deklarate, Gjykata e Lartë e Arzionës vendosi ndalimin e pothuajse të gjitha aborteve, duke kërkuar zbatimin e një ligji të vitit 1864, që nuk kejon abortin as në rastet e përdhunimit apo të incestit.

Ish presidenti Trump tha se ky vendim shkon shumë larg.

“Siç e dini është e drejta e secilit shtet që të vendosë (për abortin). Kjo çështje do të rregullohet dhe jam i sigurt se guvernatorja dhe çdo kush tjetër do e kthejnë atë brenda kufijve të arsyeshëm, besoj se është një çështje që do trajtohet mjaft shpejt”, tha ai.

Guvernatorja e Arizonës, demokratja Katie Hobbs veproi me shpejtësi për të bllokuar prokurorët e shtetit që të hetojnë gratë që abortojnë si dhe mjekët që i ndihmojnë ato.

“Refuzoj që prokurorët ekstremistë të këtij shteti të përdorin këtë ndalim të së drejtës për abort për të burgosur gratë që kërkojnë kujdes mjekësor si edhe doktorët që e ofrojnë atë. Adiministrata ime ka zgjeruar qasjen ndaj kontraceptivëve në rang shtetëror”, tha guvernatorja e Arizonës Katie Hobbs.

Në Florida, Gjykata e Lartë e këtij shteti ka vendosur pro ligjit për ndalimin e abortit pas javës së gjashtë të shtatzënisë, i cili hyn në fuqi muajin e ardhshëm.

Ish presidenti Trump po përpiqet të sigurojë votuesit se shtetet mund të ndryshojnë vendime të tilla që nuk gëzojnë mbështetjen e opinionit publik, duke i kujtuar ata se ishte ai që i dha fund mbrojtjes kushtetuese të së drejtës për abort.

“Ne ia dolëm. Ishte diçka e jashtëzakonshme, një arritje e pabesueshme. E arritëm dhe tani vendimi u takon shteteve, që do të vendosin siç duan. Eshte vullneti i njerëzve. Kështu që Florida me shume gjasë do e ndryshojë ligjin. Arizona pa asnjë dyshim se po. Të gjithë e donin këtë dhe tani po çdo gjë është në vullnetin e qytetarëve. Ka qenë vërtet bukur”, tha zoti Trump.

Përmes një deklarate, ekipi i fushatës së Presidentit Joe Biden tha se: "Donald Trump është fajtor për vuajtjet dhe kaosin që po ndodh tani, duke përfshirë Arizonën, sepse ai me krenari përmbysi" mbrojtjen federale të së drejtës për abort”.

Arizona është një shtet i rëndësishëm në këto zgjedhje presidenciale, ku mbështetës së të drejtës për abort njoftuan javën e kaluar se kanë mbledhur firmat e mjaftueshme që në zgjedhjet e nëntorit të votohet edhe për një ligj për ta kthyer abortin në të drejtë kushtetuese në këtë shtet.

Ligjvënësi demokrat nga Arizona Greg Stanton, beson se shteti i tij dhe mbarë kombi gjenden në një pike kthese lidhur me të drejtën për abort.

"Këtë nëntor, në Arizona, qasja e sigurt dhe e ligjshme ndaj abortit do të jetë në fletëvotim dhe njerëzit nuk do të qëndrojnë indiferentë. Ata do të vrapojnë drejt qendrave të votimit dhe do të marrin pjesë masivisht në votime për të zgjedhur kandidatët që me të vërtetë, në mënyrë të vazhdueshme dhe të sinqertë mbështesin të drejtat e abortit”.

Në votime të ngjashme që u mbajtën në shtetet Ohajo dhe Kansas, në dy vitet e fundit, republikanët janë përballur me humbje./VOA

donald trump joe biden i pergjigjet biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj