LIVE UPDATES
Bota

Ish-zyrtari i Nevadës shpallet fajtor për vrasjen e një gazetari, avokati: Nuk ka asnjë provë

Gjatë nëntë ditësh seancash, prokurorët dhanë detaje gjykatës së Las Vegasit mbi vrasjen e zotit German, një gazetar 69-vjeçar i gazetës Las Vegas Review-Journal.

29 Gusht 2024, 08:21 Nga I.A
Ish-zyrtari i Nevadës shpallet fajtor për vrasjen e një gazetari,
Robert Telles

SHBA- Një gjykatë në Las Vegas shpalli fajtor të mërkurën një ish-zyrtar të shtetit të Nevadës për vrasjen e gazetarit investigativ Jeff German. Juria mori vendimin unanim për ta shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ish-administratorin e Qarkut Clark, Robert Telles.

Telles u shpall fajtor për vrasje me një armë vdekjeprurëse ndaj një viktime. Juria arriti unanimisht në përfundimin se vrasja ishte e qëllimshme dhe me paramendim.

Gjatë nëntë ditësh seancash, prokurorët dhanë detaje gjykatës së Las Vegasit mbi vrasjen e zotit German, një gazetar 69-vjeçar i gazetës Las Vegas Review-Journal.

German u gjet i vrarë me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas më 3 shtator 2022. Gjatë gjyqit, prokurorët përshkruan se si Telles ishte i zemëruar nga artikujt e gazetarit German lidhur me të, sipas së cilëve Administratori i Qarkut sillej keq me personelin e tij dhe kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një vartëse.

Kur Telles humbi garën për t’u rizgjedhur në vitin 2022, ai sulmoi me një letër të hapur në internet gazetën Review-Journal për mbulimin e saj.

"Dhe ai e bëri këtë sepse e dinte që Jeff nuk kishte mbaruar së shkruari. Çdo gjë ka lidhje," tha prokurori Christopher Hamner gjatë argumenteve përmbyllëse të hënën.

Prokurorët thanë se nën thonjtë e gazetarit ishin gjetur gjurmë ADN-je të zyrtarit. Telles ishte deklaruar i pafajshëm. Gjatë dëshmisë ai pretendoi– por pa prova – se ai ishte vënë në shënjestër si pjesë e një komploti të gjerë.

Avokati i tij mbrojtës Robert Draskovich tha se në trupin e të pandehurit Telles, makinën dhe shtëpinë e tij nuk ishin gjetur gjurmë gjaku apo ADN-je të gazetarit.

Në argumentat mbyllëse të hënën, avokati Draskovich i tha jurisë: Pyesni veten se çfarë mungon këtu.

Anëtarët e jurisë filluan diskutimet e tyre për çështjen të hënën pasdite dhe e dhanë përfundimin e tyre të mërkurën. Vrasjet e gazetarëve janë të rralla në Shtetet e Bashkuara dhe kjo është hera e parë që një zyrtar aktual apo ish-zyrtar amerikan dënohet për vrasjen e një gazetari./VOA

jeff german robert telles

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj